E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon, portieri më i mirë i shekullit të ri

Gigi Buffon është portieri më i mirë i shekullit të ri. Këtë vlerësim e ka dhënë Instituti Ndërkombëtar për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), i cili e ka publikuar të martën renditjen e portierëve më të mirë në botë nga viti 2000 e këtej.

Portieri i përfaqësueses italiane dhe i Juventusit prin me 199 pikë, i përcjellë nga portieri spanjoll i Real Madridit, Iker Casillas, i cili ka vetëm 2 pikë më pak.

Pozita e tretë është rezervuar për portierin çek të Chelseas, Pet Cech, kurse i katërti është holandezi i pensionuar i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar e i pesti gjermani po ashtu i pensionuar i Bayern Munichut, Oliver Kahn.

Renditja

1. Gianluigi Buffon 199 pikë

2. Iker Casillas 197

3. Petr Cech 154

4. Edwin van der Sar 116

5. Oliver Kahn 99

6. Dida 90

7. Victor Valdés 82

8. Júlio César 76

9. Jens Lehmann 72

10. Abbondanzieri 68

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›