Përleshje mes ushtrisë dhe policisë në Brazil

Trupat ushtarake qëlluan me plumba gome dhe përdorën dhunë të moderuar ndaj protestuesve, që kërkojnë pagë dhe kushte më të mira pune.
Në ndërtesat ku ishin grumbulluar grevistët u ndërpre energjia elektrike dhe ushtria hyri në përpjekje për të nxjerrë jashtë oficerët e policisë dhe familjet e tyre.
Numri i vrasjeve në kryeqytetin e Bahias, Salvador, është dyfishuar që kur forcat e rendit ndaluan punën të martën e kaluar.
Salvador, qyteti i tretë më i madh i Brazilit, është një nga pritësit e Kampionatit Botëror të futbollit në vitin 2014.
Oficerët kërkojnë një rritje rroge për të paktën 30 për qind dhe kushte më të mira pune. Mbi 3 mijë ushtarë brazilianë dhe anëtarë të policisë federale ushtarake janë dërguar për të patrulluar rrugët dhe për të ruajtur rendin në Bahia.
Që nga nisja e grevës më 31 janar, në këtë shtet janë regjistruar një seri krimesh që kanë lënë të paktën 93 persona të vdekur, më shumë se gjysma e kuotës normale.