Ministri Prifti fton polakët të investojnë në Shqipëri
08/06/2010 Biznesi interes në fushën energjetike, si dhe atë të naftës dhe gazit shqiptar
“Vendi ynë ofron mundësi të mëdha fitimi dhe siguri për investimet polake”
“Shqipëria ka mundësi shumë të mëdha për të rritur bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik me Poloninë, pasi të dyja janë vendet e vetme me rritje ekonomike në Evropë”. Kështu ka pohuar në fjalën e tij ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, gjatë forumit për bizneset mes këtyre dy vendeve, duke pohuar se sikundër ekziston një klimë shumë e mirë politike mes dy vendeve, edhe ekonomikisht duhet të përpiqemi për të arritur një bashkëpunim efiçent. “Shqipëria dhe Polonia në fushën ekonomike kanë një gjë të përbashkët, ajo e rritjes ekonomike në vitin 2009, kur në kushtet e krizës globale financiare, e para pati rritje 3 për qind të GDP-së ndërsa e dyta me 2 për qind të GDP-së”, u shpreh ministri Prifti. Sipas tij, në këto kushte, bashkëpunimi mes dy vendeve tona mund të jetë dhe duhet të jetë më efiçent, pasi jemi dy vende që rritemi. Gjatë fjalës së tij ministri Prifti u fokusua sërish edhe në pasuritë minerare që ofron vendi ynë, duke theksuar se Shqipëria është e pasur me mineralin e kromit, të bakrit, të hekurit dhe të nikelit, të silikateve e të bazalteve, titanium dhe uranium. Ndërsa për sa i përket naftës dhe gazit, Prifti deklaroi se “kemi rezerva të mëdha në naftë dhe në gaz, por pretendojmë të thithim më shumë investime në naftë dhe në gaz, për të rritur më shumë kapacitetet prodhuese dhe nxjerrëse të vendit, pse jo për të mbuluar brenda një hapësirë tre apo katërvjeçare të gjithë konsumin e vendit nga prodhimi vendas”. Sa i përket kuadrit ligjor, edhe për atë Prifti deklaroi se është shumë i favorshëm në të dyja vendet tona. “40 milionë euro është volumi tregtar mes dy vendeve tona, nga të cilat 39 milionë i zënë importet dhe më pak se 1 milion euro eksport mallrash drejt këtij vendi”, tha mes të tjerash ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
Tregtia e lirë
Së shpejti qeveria shqiptare do të fillojë negociatat për të nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Rusinë. Lajmi u bë i ditur dje nga ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili theksoi se “ne do të përqendrohemi në fushën e tregtisë, do të përqendrohemi të negociojmë një marrëveshje të tregtisë së lirë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pse jo dhe me Rusinë. Pra, do të fillojmë të ndërmarrim iniciativa që hapësira e tregtisë së lirë e Shqipërisë të zgjerohet edhe me këto dy vende