Bereta: “Bogdani do të luajë në momentin e duhur”

Erjon Bogdani, futbollisti që sezonin e kaluar mezi bëri një javë pushim, bëri mungesën e dytë në formacionin bardhezi të Sinës në katër javë kampionat. Sulmuesi shqiptar duket se po humb një kredibilitet të jashtëzakonshëm të fituar me shumë mund. Një sezon i thatë për të dhe shumë pak minuta lojë. Bogdani mungoi në ndeshjen me Kaljarin (0-0) dhe trajneri Bereta është përpjekur ta justifikojë mungesën e tij.
"Bogdani? Është shumë i rëndësishëm dhe percaktues. Jam duke bërë zgjedhje të ndryshme. Kanë qenë të gjithë në pankinë: Lokateli, Kieza dhe Frik. E rëndësishme është që ai të punojë me përqendrim për të qenë i gatshëm në momentin e duhur. Ai e di që unë kam një konsideratë të madhe për të dhe do të bëjë më siguri një sezon të rëndësishëm".
Në fakt duket qartë se sulmuesi shqiptar është "viktime" e disa lojërave të nëndheshme të drjtuesve të klubit.
Gjatë muajve të verës, edhe pse ishtin të shumtë zërat që e shikonin Erjon Bogdanin larg Sienës, shqiptari sërish mbeti "pronë" e formacionit bardhezi. Media italiane e specializuar i ka bërë një radiografi të plotë gjithë "cëshjtes" Bogdani gjatë merkatos së kësaj vere. Në mesin e muajit korrik, Bogdani ishte gati pjesë e Udinezez për një shumë aspak indeferente prej 3.5 milionë euro, por ajo nuk u mbyll pasi qendërsulmuesi shqiptar kërkoi nga friulanët një kontratë trevjecaredhe e të njëjtën pagesë që përfitonte që i garantonte presidenti i Sienës, De Luka. Pas kësaj erdhën kërkesat e Kievos dhe Torinos. Kievo gjeti menjëherë nga Palermo zëvendësuesin e Amaurit me blerjen e Godeas. Torino tentoi për Bogdanin, ndërkohë që mbeti e befasuar nga Perineti i Sienës, që kërkonte për shijen e Bogdanit, 3.5 milionë euro dhe kartonin e Stelonës. Kështu presidenti Kairo gjeti një lojtar tjetër me karakteristika të përafërta me Bogdanin, Konan të Leces, duke lënë përfundimisht te Siena, sulmuesin shqiptar.
Erjon Bogdani i hoqi jo pak por 3.5 milionë euro arkës së Sienës...