E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, rrokadë pankinash: largohet Lika, vjen Prekazi

Hasan Lika nuk është më trajneri i Besës, duke u bërë i dyti trajner i larguar gjatë këtij sezoni pas atij të Luftëtarit, Mustafa Hysi që u shkarkua nga drejtuesit e klubit gjirokastrit pas dështimit të tij në javën e parë (Vllaznia-Luftëtari 1-0).
Hasan Lika rezistoi 4 javë në drejtimin e Besës së Kavajuës, teksa mundi të grumbullojë vetëm 2 pikë nga 12 të mundshmet (2 barazime dhe 2 humbje).
Humbja 2-0 e Besës me Partizanin në "Niko Dovana" ishte dhe kulmi i dëshpërimit të trajnerit Lika, që dha doreheqjen ditën e hënë. "Mua më vjen mirë një president si i Kavajës shpenzon shumë për skuadrën dhe futbollin, por ai është i ndergjegjshëm që ai duhet t'ia lërë stafit teknik drejtimin e skuadrës", është shpehur Lika pas dorëheqjes, duke bërë dhe akuza se ka patur shkopinj nën rrota, si nga jashtë skuadrës ashtu dhe brenda saj.
Kosovari Refat Prekazi është trajneri i ri i Besës. Tekniku i njohur kosovar do të debutojë në kampionatin shqiptar në ndeshjen me Apoloninë e rumunit Silviu Dumitresku.
Prekazi është trajneri i parë kosovar që drejton një ekip shqiptar ndaj dhe kurioziteti për të është maksimal.
Besa ndodhet në vendin e 10-të me 2 pikë, po aq sa Kastrioti duke patur vetëm një pikë më shumë se Apolonia e vendit të fundit (1 pikë).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›