Bergamo, gjendet i vrarë shqiptari 30 vjeçar
BERGAMO- Nje 30 vjecar shqiptar eshte gjetur i pajete mbremjen e djeshme ne afresi teportit te Bergamos, i vrare me disa goditje thike.
Lajmin e raportojne mediat iatliane, sipas te cilave trupi i tij eshte gjetur prane nje lumi, nga nje grua qe banonte ne afersi te zones, e cila sapo ka konstatuar trupin ka njoftuar policine.
Trupi pa jete kishte disa shenja goditje thikash ne pjesen e gjoksit. Policia mendon se fillimisht ai eshte vrare dhe me pas eshte hedhur ne kete zone per te humbur gjurmet.
Policia ka nisur hetimet, per motivet dhe autorin, nderkohe qe nuk ka ende te dhena rreth identitetit te shqiptarit. (ANSA).