E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI ndryshon ministrat

Ndryshime në kabinetin qeveritar. Në një konference për shtyp, kreu i LSI-së tha se pas mbledhjes së kryesisë së LSI-së u vendos që; Petrit Vasili, i cili deri në këto momente ka mbajtur pozicionin e ministrit të Shëndetësisë, ka ofruar dorëheqjen nga posti, dhe propozohet të jetë drejtuesi i Komitetit Organizator, i cili do të bëjë përgatitjet për Konventën e LSI-së, e cila do të mbahet më 29 dhe 30 shtator 2012.

Meta tha se, LSI ka vendosur që Vangjel Tavo, nga nënkryetarë i Kuvendit të propozohet për postin e ministrit të Shëndetësisë.
Nasip Naço, aktualisht ministër i Ekonomisë, të propozohet për detyrën e nënkryetarit të Kuvendit.

Edmond Haxhinasto, të vazhdojë të jetë zëvendëskryeministër dhe të propozohet për postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës. Edmond Panariti, aktualisht nënkryetarë në Bashkinë e Tiranës, propozohet për ministër i Punëve të Jashtme.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›