E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylykbashi zbardh ne Abc News letren e ODIHR

Në një reagim të menjëhershëm disa orë nga rinisja me bllokim e komisionit për reformën zgjedhore, OSBE/ODIHR rrëzon pretendimin e socialistëve, teksa e konsideron të panevojshëm vonesën e punës për mungesë komentesh me shkrim. Organizata që vëzhgon zgjedhjet në Shqipëri dhe po asiston me kërkesën e të dy palëve reformën zgjedhore, nuk tërhiqet nga qëndrimi i shprehur prej disa javësh kundër përdorimit të numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme si i pasigurt dhe i rrezikshëm për standardet e procesit. Këtë fakt OSBE/ODIHR e ka konfirmuar në një letër dërguar dy bashkëkryetarëve të Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore, të cilën e ka zbardhur në abc neës, eksperti demokrat i reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi.
Ky reagim i shpejtë i ODIHR sipas Bylykbashit është mjaft i qartë, ai nuk mund të përdoret nga PS për bllokim.

Lidhur me përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një tjetër çështje e nxehtë në diskutim, Bylykbashi thekson se asnjë nga formulat e PS-së nuk garanton pavarësinë që ajo kërkon, pa një ligj të mirë, pasi nuk garanci që edhe kryetari të mos përdorej politikisht nga do që të vijë ai.
“PS deklaroi se nuk kishte ndërmend të hiqet dorë nga komisionet politike në të gjithë nivelet. Ne ishim gati për refrimim të administratës. PS bëri bllof kur pretendoi sjelljen e të shtatit në komision. Zgjidhja për KQZ është procedura e detajuar në ligj që heqin mundësinë e anëtarëve të KQZ-së për sjellje partizën, kur shkelin detyrën, ata dalin para ligjit.

Sa për hapjen e materialeve zgjedhore Bylykbashi thekson se PS po rikërkon një kauzë të humbur me turp në gjykatë. PD sqaron dhe një herë se nuk hedh plotësisht poshtë hapjen e materialeve kur dy anëtarët e kërkojnë atë, mjafton që indiciet e provat të jenë të qarta
“Eshtë vetëm një rikonfirmim i tezës ë humbur para gjykatës për hapjen totale, duan të sjellin në mënyrë ligjore një kauzë të humbur. Është vetëm një plan B për të garantuar palnin A”theksoi Bylykbashi.
Bashkëhartuesi i reformës zgjedhore, u shpreh dhe një herë se PD nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë më shumë se sa ODIHR ka rekomanduar për reformën zgjedhore në Shqipëri; mbi këtë mandat është ngritur Komisioni i Reformës Zgjedhore, bazuar në marrëveshjen e 14 nëntorit, 2011 mes demokratëve dhe socialistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›