Tiranë, zjarr në një punishte druri në Porcelan

Foto ilustruese
TIRANE- Nje punishte druri ne Tirane eshte perfshire nga nje zjarr i madh, qe ka vene ne panik edhe banoret e shtepive perreth.
Zjarri ka rene gjate paradites se sotme ne nje punishte ne Porcelan, pranë kryqëzimit Porcelan-Kinostudio.
Ne vendin e ngjarjes kane mberritur dy zjarrfikese, te cilat po nderhyjne per shuarjen e flakeve dhe izolimin e vatres, qe mesohet te jete nje pune e veshtire per shkak te flakeve te medha.
Per momentin raportohet vetem per deme materiale dhe jo per persona te lenduar nga flaket.
Nuk ka ende te dhena rreth shkakut te zjarrit, nderkohe qe pas normalizimit te situates do te nise puna per zbardhjen e ngjarjes.