Dekretohet shkarkimi i Nishanit si Minister i Brendshem

Presidenti në detyrë Bamir Topi dekretoi pasditën e së premtes shkarkimin e Bujar Nishanit, nga posti i ministrit të Brendshëm. Nishani dha dorëheqjen para zgjedhjes së tij president republike, sapo u kandidua nga mazhoranca për postin e kreut të shtetit. Në dekretin presidencial thuhet se në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit dekretohet shkarkimi nga detyra i Bujar Nishanit, ministër i Brendshëm. Dekreti hyn në fuqi menjëherë. Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani pritet që zyrtarisht të hyjë në selinë e presidencës më datë 24 korrik, kur po zyrtarisht mbaron dhe mandati 5 vjeçar i Topit në këtë detyrë.