E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magath vazhdon me Wolfsburgun

Felix Magath do të vazhdojë ta udhëheq Wolfsburgun.

Trajneri gjerman, kontrata e së cilit do të skadonte vitin tjetër, e ka vazhduar atë për dy vjet, kështu që ai do ta drejtojë ekipin nga Bundesliga deri në vitin 2015. ai ndihet i nderuar që iu ofrua mundësia ta vazhdojë punën.

“Jam i lumtur që Wolfsburgu ma ka dhënë mundësinë të punoj për një kohë të gjatë me ekipin”, ishin fjalët e ish trajnerit të Schalkes dhe Bayern Munichut. Wolfsburgu e mbylli sezonin në pozitën e tetë me 44 pikë të grumbulluara, prej tyre 13 fitore, 5 barazime e 16 humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›