Bëri "kurban" të shoqen, arrestohet 40 -vjeçari Hysa

Policia e Tropojës në bashkëpunim me policinë e Tiranës ka vënë në pranga Ismet Hysën. 40 vjeçari Hysa katër ditë më parë ka vrarë bashkëshorten e tij Edlira Doçi 24 vjeç. Ndalimi i tij u bë në Tropojë .
Hysa ishte shpallur në kërkim pasi me 6 nëntor, ditën e Kurban Bajramit, pas debateve të forta me bashkëshorten e tij 24-vjecare Edlira Doci, e ka goditur disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u arratis me vajzën e tyre 2-vjecare.
Ngjarja ndodhi, në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ndërkohë që policia gjeti vetëm pas 24 orësh vogëlushen 2-vjecare tek të afërmit e 40-vjecarit Hysa në Periferi.
Ismet Hysa akuzohet për “vrasje me dashje”, ndërkohë që nga të dhënat paraprake hetimore rezultoi se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie.