E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i këngës në RTSH, garë dhe spektakël

TIRANË- Festivali i këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, do të sjellë në këtë edicion të 50-të, jo vetëm garën mes konkurentëve, por edhe një spektaklin.

Kështu deklaruan sot në një konferencë shtypi drejtuesit e festivalit sipas të cilëve risia e këtij edicioni është ekzekutimi live nga Orkestra Simfonike e RTSH-së e të gjitha këngëve si dhe nga nja bandë muzikore e udhëhequr nga Shpetim Saraçi. Do të jenë 53 instumentistë që do të luajnë tingujt e 28 këngëve konkuruese të festivalit.

Në këtë 50-vjetor është menduar që në natën e tretë të festivalit, të interpetohen 26 këngë fituese ndër vite, disa nga vetë artistët fitues dhe të tjerat të përshtatura nga këngëtare të tjerë. Festivali do të zhvillohet si zakonisht në ditët e fundit të muajit dhjetor, në datat 26, 27, 28, 29 dhjetor.

Pas prezantimit të këngëve, dy netët e para dhe pas mbrëmjes retrospektivë, çmimet do të ndahen në natën e katërt në Pallatin e Kongreseve.

Festivali i këngës në RTSH zhvillohet që prej vitit 1961 dhe që prej vitit 2003 kënga fituese e këtij festivali ka përfaqësuar Shqipëri në Eurovizion.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›