Voskopojë, gjendet një kafkë njeriu

Është zbuluar një kafkë njeriu në pikën turistike të Voskopojës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se kafka është gjetur pasditen e sotme nën rrënojat e shkollës së vjetër të këtij fshati.
Kafka, e cila duket qartësisht se i përket një njeriu, është zbuluar nga disa punëtore, të cilet po gërmonin në rrënojat e shkollës se vjetër, e shembur vite më parë.
Ndërkohë policia e kriminalistikes ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet dhe paraprakisht deklarohet se kafka është e vjetër, por do të jetë ekspertiza ajo që do të zbardhë të tjera detaje.