Berisha - rektorëve: Jeni konservatorë
Shkollat e larta kanë nevojë për kurrikula të reja dhe më shumë staf akademik. Këtë ka deklaruar dje kreu i qeverisë, Sali Berisha, në tryezën e punës "Angazhimi i Diasporës Intelektuale në Universitetet Shqiptare", ku ishin të pranishëm rektorë, dekanë dhe pedagogë të universiteteve publike dhe private nga i gjithë vendi. Përmes një debati, palët kanë bërë akuza të ndërsjella, ku Berisha nuk ka ngurruar t‘i quajë drejtuesit universitarë, konservatorë. Gjithashtu, ai ka injoruar punën e Akademisë së Shkencave, duke u shprehur se "një grup institucionesh të lidhura me Akademinë, vendosi planin njëlloj si në prodhim, ndau shkencën nga universitetet". Ndërkohë, dekanët dhe rektorët i kanë kërkuar kreut të qeverisë të investojë më shumë në infrastrukturë dhe në burime njerëzore. Po kështu, ata kanë përsëritur kërkesën për miratimin e statusit të profesorit.
Sipas Berishës, e rëndësishme tani është reforma e thellë në arsimin e lartë. "Ne synojmë të zëvendësojmë standardet e vjetra me standardet e reja", tha ai, duke shtuar se "ju duhet të shkëputeni nga praktikat konservative të trashëguara dhe të përshtateni me shpejtësi drejt konsolidimit të kësaj reforme". Për sa i përket thithjes së trurit "Brain Gain", kreu i qeverisë tha se "Qeveria është e gatshme që t‘ju mbështesë ju plotësisht. Firmosni që nesër kontrata me ata që studiojnë jashtë në mastera dhe doktoratura. Ju kemi akorduar 400 vende të reja pune, por ju siguroj se mund t‘ua dyfishojmë këtë numër, por ju duhet të dëshmoni vullnet të hekurt për t‘i zhvilluar mbi bazën e kritereve burimet njerëzore të domosdoshme për të ngritur cilësinë në lartësinë që ne duam".
Çdo vit, universiteteve të huaja i drejtohen mijëra të rinj. Një vit më parë rreth 4500 maturantë më të mirët e shkollave tonë ikën për studime universitare jashtë. Në rast se hedhim një vështrim nuk është se nuk ka mangësi serioze. Nga ana tjetër, vjen shifra tjetër alarmante, ajo e mungesës së pedagogëve me grada dhe tituj shkencorë në fakultete. Mjaft departamente të vendin tonë nuk kanë as numrin minimal të profesorëve. Fenomen ky i përhapur vitet e fundit kur është rritur ndjeshëm numri i studiuesve që u largohen auditorëve shqiptarë. Një vlerësim i Ministrisë së Arsimit i dhjetorit të vitit 2007 tregon se mjaft departamente janë pa profesorë, pa studiues të graduar. Nisur nga ky studim, Berisha u drejtohet rektorëve dhe dekanëve se "është një apel shumë i sinqertë ndaj jush të bëni çdo përpjekje për të rekrutuar djem dhe vajza, burra dhe gra të graduara dhe të shkolluar në universitetet më të mira i hapni departamentet ndaj tyre, nuk do të keni kufizim për ata që kanë marrë doktoratat". Sipas tij, janë çelur 400 vende pune dhe në rast se nevojiten kjo shifër do të bëhet 800.
Për sa i përket Akademisë së Shkencave, Kryeministri tha se "ne lamë prapa në fushën e kërkimit shkencor një praktikë të dështuar, një praktikë, e cila përparësoi një grup institucionesh të lidhura me Akademinë, vendosi planin njëlloj si në prodhim, ndau shkencën nga universitetet dhe që u faktua në të gjithë sistemin ku ajo u zhvillua si një falimentim i plotë. Një falimentim i plotë në fushën ekonomike, një falimentim i plotë në fushën sociale dhe kjo vetëm e vetëm sepse pati një devijim të jashtëzakonshëm nga të vërtetat që duhet të qëmtonte. Në reformën që ndërmorëm, ne nuk synuam asgjë tjetër vetëm të kthejmë universitetet në aktivitetin e tyre, t‘u japim mundësi atyre të përballen me dinjitet me të gjitha kërkesat e kohës, të përmbushin misionin e madh para kombit dhe shoqërisë".