Bluzat e bardha: Ankesat tona, te Topi dhe Berisha
Një letër me kërkesat kryesore të mjekëve të QSUT-së do të dërgohet në adresën e Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Bamir Topi. Në këtë letër mjekët dhe profesorati i Fakultetit të Mjekësisë do të parashtrojë të gjitha problemet që ka aktualisht mjekësia shqiptare, sistemi shëndetësor e në mënyrë të veçantë reformat që duhet të nisin sa më shpejt në qendrat spitalore.
Një nga kërkesat kryesore të mjekëve është siguria në spitale. Pas sulmit të kardiokirurgut Ali Refatllari, brenda spitalit "Nënë Tereza", mjekët kërkojnë më shumë siguri, më shumë mbrojtje e mbi të gjitha më shumë respekt kundrejt figurës së mjekut, që sipas tyre sa po vjen e po njolloset në mënyrë të padrejtë.
Një tjetër kërkesë është reforma urgjente në sistemin shëndetësor, më shumë financime për sektorin e mjekësisë, më shumë investime në infrastrukturë, në blerjen e medikamenteve dhe menaxhim më të mirë. Sipas profesoratit të Fakultetit të Mjekësisë menaxhuesit e spitaleve nuk duhet të ndërrohen sa herë ndërrohen qeveritë, ministrat dhe ngjyrat politike. Menaxhuesit e fondeve dhe burimeve njerëzore duhet të jenë një grup specialistësh që të gjejnë zgjidhjet më të mira për sistemin.
Një kërkesë tjetër e bluzave të bardha janë pagat më të larta dhe përfitimi më i madh në kohën e pensionit. Mjeku i QSUT-së duhet të jetë mjek me status të veçantë, duhet të jetë mjek me privilegje më të mëdha dhe me mbështetje më të lartë se të tjerët. Kjo për faktin se ata janë mjekët që kanë investuar më shumë për formimin e tyre dhe janë shtresa luksoze e mjekësisë shqiptare. Por jo vetëm kaq, një tjetër sugjerim që bluzat e bardha kërkojnë për shqyrtim më të veçantë nga Presidenti, Kryeministri dhe komisioni parlamentar është edhe pjesa e monitorimit të investimeve, të transparencës së kryerjes së tenderëve. Mungesat e ilaçeve, pastërtisë, ndërtimi i infrastrukturës apo mungesa e pajisjeve për diagnostikim e ndërhyrje kirurgjikale nuk kanë pse të mbeten në përgjegjësi të mjekëve, duke sjellë më pas edhe konflikte mes tyre dhe pacientëve. "Nuk është faji ynë që në spital mungojnë ilaçet, nuk bëhen as ekzaminimet e thjeshta të gjakut, nuk është faji ynë që i japim pacientit recetën për të blerë ilaçe në farmaci", kanë deklaruar mjekët. Protestat e personelit shëndetësor do të përshkallëzohen nëse kërkesat e tyre nuk do të gjejnë zgjidhje. Por nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ligjet bazë të shëndetësisë, të cilat kanë pësuar ndryshime shumë shpejt do të miratohen në qeveri, ndërsa pak kohë më parë është miratuar Strategjia e Sistemit Shëndetësor, një dokument shumë i rëndësishëm në këtë fushë. Por pavarësisht të gjitha diskutimeve, debateve, kërkesave, pacientët vazhdojnë që për të gjitha problemet e palëve të mos marrin kujdesin shëndetësor, edhe pse janë taksapaguesit e këtij shërbimi. Pacientët vazhdojnë t‘i drejtohen privatit dhe njëkohësisht të boshatisin edhe xhepat e tyre. Në pamundësi ekonomike presin që sistemi publik të zgjidhë sa më shpejt problemet me mungesat e reagentëve, mungesat e ilaçeve dhe në disa raste vuajnë edhe mungesën e një sjelljeje të mirë në radhët e mjekëve.
Ministria e Shëndetësisë
Paketa e reformës nga
ligji i sigurimeve shëndetësore
Projektligji "Për fondin e sigurimit shëndetësor dhe financimin e shërbimeve shëndetësore nëpërmjet sigurimeve shëndetësore" sanksionon Fondin e Sigurimeve Shëndetësore si të vetmin person juridik-publik, i cili ofron dhe administron sigurimin e detyrueshëm social shëndetësor në vend. Pra, Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të jetë blerësi dhe paguesi i vetëm strategjik i paketës bazë të shërbimeve për popullatën e siguruar. Ndërkohë, shërbime përtej paketës bazë (shërbimi stomatologjik, protezat, shërbimet e syzeve optike, ndërhyrjet e kirurgjisë plastike-estetike, do të mund të blihen dhe paguhen përmes operatorëve privatë në tregun e sigurimeve shëndetësore.
Si Fondi i Sigurimit Shëndetësor për paketën bazë të shërbimeve, ashtu dhe kompanitë private të sigurimit shëndetësor për paketën suplementare të shërbimeve, do të kenë të drejtë të lidhin kontrata vetëm me ato institucione shëndetësore në nivel parësor, dytësor apo tretësor, publike apo private që do të jenë të licencuara dhe akredituara sipas standardeve dhe normave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.