Totenhemi blen talentin Luka Modriç
Skuadra e Totenhemit ka mundur konkurrencën, duke siguruar shërbimet e një prej lojtarëve të ri më të talentuar në qarkullim, kroatin Luka Modriç. 22-vjeçari i Dinamos së Zagrebit mendohet të ketë kushtuar 15.8 milionë sterlina, por detajet më të hollësishme do të jepen në ditët në vazhdim. Futbollisti që ka luajtur më shumë se 20 ndeshje ndiqej me interes nga shumë skuadra, si Mançester Siti, Çelsi, Arsenali dhe Njukasëlli. Megjithatë, Totenhemi ka siguruar lojtarin, pasi trajneri Huande Ramos i ka premtuar një rol prej protagonisti në skuadrën që do të luajë në Kupën UEFA gjatë vitit të ardhshëm.