E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Ronaldos i duhen trofe

Hoze Murinjo e ka cilësuar Kristiano Ronaldon si një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin anglez, por theksoi se atij i duheshin trofe për t‘u cilësuar si futbollisti më i mirë i vitit. "Mendoj se lojtari i vitit duhet të jetë më i miri, por gjithashtu një futbollist që ka fituar trofe. Mendoj se askush nuk duhet ta marrë këtë çmim pa fituar një trofe të rëndësishëm. Ajo që ka bërë Kristiano Ronaldo në këtë sezon është e mrekullueshme dhe ai është lojtari më i mirë i kampionatit. Nëse Mançesteri fiton titullin ose Champions, e meriton që t‘i jepet një trofe i rëndësishëm individual", deklaroi Murinjo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›