Berisha : 2009 viti i sukseseve të mëdha
2009 është vlerësuar nga kreu i ekzekutivit si viti i arritjeve të mëdha në ekonominë shqiptare. Gjatë diskutimit të projketbuxhetit të vitit të ardhshëm në komitetin e planifikimit të stratetgjive, kryeministri është ndalur në një performancë të të gjitha sukseseve të qeverisë në fushën makro-ekonomike.
“Përveç fitores elektorale kemi 1 mijë arësye për të falenderuar 2009. Ky vit shënoi rritje të të ardhurave buxhetore në një kohë që i gjithë rajoni dhe bota u përfshi nga kriza.”
Berisha ka vlerësuar përballimin që i bënë financat shqiptare krizës ekonomike globale, duke mos harruar të nënvizojë meritat e Bankës së Shqipërisë në menaxhimin me sukses të situatës së krijuar nga forcimi i euros në të gjithë Europën.
“E përballuam me sukses krizën. Banka e Shqipërisë e menaxhoi situatën me sukses pavarësisht përpjekjeve të grupeve të caktuara për ta penguar me anën e politikave antilek.”
Kryeministri ka lajmëruar se 2010 do të ketë rritje të mëtejshme të pagave të buxhetorëve dhe pensioneve, ndërsa ka kërkuar nga njerëzit e financave siç i ka quajtur ai hartuesit e projektbuxhetit vëmendje të veçantë për rritjen e nivelit të pagave për gjyqtarët e në mënyrë të veçantë ata të gjykatës së faktit.
Duke folur për projektbuxhetin e 2010 kryeministri ka deklaruar se kjo maxhorancë do të ketë si synim konsolidimin e stabilitetit makroekonomik. Sipas Berishës prioritetet e portofolit shtetëror do të vazhdojnë të mbeten investimet, kryesisht ato në infrastrukturë dhe punët publike. Ai ka përsëritur premtimin për shtrimin e 7 mijë km rrugë në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes, ku projektet që do të shohin dritën e realizimit janë Rruga e Arbërit, Boshti i Jugut dhe rruga e re me tunel që do të lidhë kryeqytetin me Elbasanin.