E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomati Meta i jep dorën, politikani Rama ul kokën

Shqipëria mund të jetë model edhe europian për bashkëjetesën fetare, por aty ku hyn politika hesapet ndahen.
Ishte një përpjekje e pafat ajo e zv/kryeministrit Ilir Meta, ish-aleatit të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, për të shkrirë marëdhëniet e ngrira, në këtë rast nga pozitat e kryetarit të një partie në bashkëqeverisje.
Në konferencën ndërkombëtare mbi bashkëjetesën ndërfetare, Meta ishte i pari që i zgjati dorën Ramës dhe jo faqen tjetër, sikundër mund të sugjeronte Bibla në një rast mosmarrëveshjeje qoftë kjo dhe politike.
Por kjo nuk ka thyer akullin aq më pak të lexohet si një sinjal jeshil drejt gjetjes së rrugës për të futur në shina dialogun qeveri -opozitë.
Siç dhe e shihni nga këto pamje, Edi Rama u përqendrua thellësisht dhe thelbësisht tek teksti i fjalimit për në konferencën mbi bashkëjetesën ndërfetare, ku qartë lexohet tensioni i kësaj pritjeje të panevojshme për të nisur takimi.
Mungesa e dialogut politik u duk dhe në paragrafet e fjalimeve që u mbajtën në takim. Ilir Meta kur tha se lipset uniteti politik, dhe Edi Rama kur vuri në dyshim opinionin europian mbi Shqipërinë, sot e kësaj dite.
Në këtë rast Presidenti i Republikës nuk i mbetet veç të nxisë dialogun që dukshëm sipas tij është vetëm në dorë të politikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›