Gjinushi: E lëmë bojkotin po të bashkëqeverisim
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi ka treguar rrugën që do të mund t’i jepte zgjidhje bojkotit 2-mujor të kuvendit nga opozita. Në një panel me analistë dhe politikanë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Gjinushi tha se vetëm bashkëqeverisja me demokratët do të rikthente opozitën në Kuvend. Por përfaqësuesi i PBDNJ Leonard Solis tha se opozita duhet të futet në Kuvend.
Në “Opinion” u debatua për rreth 2 orë e gjysëm kryesisht mbi bazën ose jo ligjore ku mbështetet kërkesa e Partisë Socialiste për një komision hetimor që të hapë kutitë e votimit. Në logjikë përfundimtare të gjithë ranë dakort se një veprim i tillë shkel kompetencat e sistemit gjyqësor, nisur dhe nga një vendim i hershëm i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2003. Një gjë për të cilën ishte dakort dhe kryetari i PSD Gjinushi, që sugjeroi në këtë rast zgjidhje politike.