Pronat, Berisha: Shqyrtimi i ankesave deri më 30 qershor
Deklaratat e kryeministri u bënë gjatë mbledhjes së qeverisë, nga ku ka deklaruar se po përgatitet një ligj i veçantë për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
“Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shqyrtojë të gjitha aknesat e pronave deri më 30 qershor. Janë gjithsej 8 mijë ankesa të tilla”, theksoi Berisha. Kreu i qeverisë tha se pas shqyrtimit të ankesave nga ana e AKKP-së, ky institucion do të shkojë drejt shkrirjes.
"Ne duhet të autorizojmë me ligj agjencinë, që ankesat e ardhura para datës 30 qershor 2010 dhe që kanë mbetur pa u shqyrtuar të marrin përgjigje në mënyrë që agjencia të shkojë drejt shuarjes së saj natyrale, përmbushjes së detyrimit dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj", deklaroi Kryeministri Berisha.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është themeluar në zbatim të ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronave", dhe vendimit të Këshillit të Ministrave "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave".
AKKP-ja ka zyrën qendrore në Tiranë dhe 12 zyra rajonale në qarqe. Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, kjo agjenci është e hapur për publikun dhe në shërbim të subjekteve të shpronësuara ose të trashëgimtarëve të tyre.