Berisha- Fillon Kompanite franceze histori suksesi ne Shqiperi
Kryeministri Berisha, në ditën e fundit të vizitës së tij në Francë, u prit në një takim nga Kryeministri i Republikës Franceze, zoti Francois Fillon.
Kryeministri Fillon i uroi Kryeministrit Berisha mirëseardhjen në Francë dhe shprehu kënaqësinë për takimin jo vetëm në kuadër të PPE-së, por edhe në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes Francës dhe Shqipërisë. Ai i cilësoi marrëdhëniet politike mes të dy vendeve si shumë të mira. Në vijim, ai shprehu interes për fushat e bashkëpunimit me interes dypalësh.
Kryeministri Berisha e njohu homologun francez me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe rezultatet e tyre, si dhe programin e investimeve që ajo ka ndërmarre me qëllim modernizimin dhe zhvillimin e vendit. Ai e siguroi Kryeministrin Fillon se integrimi europian përbën objektivin madhor të qeverisë së tij dhe gatishmërinë për të ndërmarrë të gjitha reformat dhe masat e nevojshme në këtë drejtim. Kryeministri theksoi disa histori suksesi të investimeve madhore franceze si kompanitë Sagem në prodhimin e dokumenteve biometrike të identitetit, Eurocopter, Societe General, Credit Agricole dhe së fundmi Carrefour, që janë shembull për investime të mëtejshme.
Të dy kryeministrat u ndalën tek energjia e rinovueshme, projektet për transportin publik në Tirane, modernizimi i administratës publike, projektet në bujqësi dhe pastrimi i ujërave si fusha me interes për investime apo ku Franca mund të ofroje ekspertizë dhe asistencë.
Kryeministri Berisha e njohu homologun e tij edhe me zhvillimet politike ne vend. Ai theksoi se, pas dy vjet bllokimi të jetës politike nga opozita, i cili dëmtoi interesat e vendit, ajo pranoi ofertat politike të bëra nga mazhoranca gjatë dy viteve dhe tashme situata politike dhe jeta parlamentare janë normalizuar dhe një sërë reformash me rëndësi për procesin e integrimit europian, përfshirë atë zgjedhore dhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, kanë filluar të zbatohen.
Në takim u bisedua edhe për situatën në veriun e Kosovës dhe atë në rajon. Kryeministri Berisha theksoi se ruajtja e kufijve aktualë dhe fokusimi tek integrimi europian janë vitale për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
Në përfundim, Kryeministri Berisha e ftoi Kryeministrin Fillon që të vizitojë Shqipërinë, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.