Berisha : Ftesë LSI-së për në qeveri

Kryeministri Sali Berisha, nga selia e PD-së i ka bërë ftesë LSI-së për të qenë pjesë e qeverisë së re. " I bëj ftesë LSI-së për të qenë pjesë e qeverisë së re. Shpresoj që LSI-ja të vlerësojë sinqerisht ftesën", tha Berisha. Kreu i qeverisë, deklaroi se LSI-ja ka programin më të afërt me Partinë Demokratike. "LSI-ja, ka qenë e persekutuar në dy zgjedhjet e fundit", theksoi Sali Berisha. Numri një i qeverisë tha se bazat për koalicion ekzistojnë dhe termat e koalicionit do të përcaktohen.
Sipas kryeministrit, sovrani i dhuroi fitoren "Aleancës së Ndryshimit" dhe diktoi koalicionet.
Sipas kryeministrit, sovrani i dhuroi fitoren "Aleancës së Ndryshimit" dhe diktoi koalicionet.