Subashi: Deklarata e Ollit për rezultatin, një gafë individuale
Menjëherë pas deklaratës së zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, i cili publikoi rezultatin e zgjedhjeve duke e shpallur Partinë Demokratike fituese, ka reaguar nënkryetarja e KQZ dhe njëkohësisht përfaqësuese e Partisë Socialiste, e cila e u shpreh se kjo është një gafë shokuese dhe në asnjë mënyrë nuk është certifikuar rezultati i ndarjes se mandateve.
Unë jam vetë e shokuar nga kjo deklaratë sepse Olli nuk është një person, por është një institucion dhe është për të ardhur keq kur KQZ është duke punuar ende për numërimin e fletëve të votimit e nga ana tjetër bëhen deklarata të tilla. Pra ende nuk janë mbyllur tabelat dhe KQZ nuk ka marrë asnjë vendim për rezultatet për asnjë qark të Shqipërisë. Çështja e ndarjes së mandateve është një procedurë e fundit që mbasi është bërë vendimmarrja e KQZ për tabelat që pasqyrojnë rezultatet. Atëherë do të bëhet një vendimmarrje e 2 e KQZ që sipas procedurave bëhet ndarja e mandateve dhe përcakton kandidatët për deputet, tha ajo. Më tej, Subashi u shpreh se deklarata e Ollit është në mënyrë absolute në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me procedurat, por edhe me të dhënat zyrtare aktuale. Ky është një qëndrim personal, nuk është qëndrimi i institucionit. Ndaj kampet respektove kanë të drejtë të bëjnë reagime për shkeljen e procedurave që përmenda. Sigurisht kjo është një shkelje e madhe për institucionin tonë, pasi zëdhënësi nuk përfaqëson vetveten, por institucionin. Dua ti bëj me dije opinioni publik se kjo deklaratë nuk është një vendim i institucionit, por një deklaratë individuale dhe antiligjore. KQZ, të jeni të sigurt se pa mbaruar shqyrtimet dhe proceduar e duhura rezultati i 28 qershorit nuk është i certifikuar, tha Subashi.