Milo: Rama bëri luftë brenda llojit, të largohet menjëherë nga PS
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka deklaruar se Rama ka udhëhequr të majtën verbërisht në humbje. Madje raprezalja e tij ndaj aleatëve ka nisur që gjatë fushatës. Sipas Milos të majtët e vegjël nuk mund ta ndihmojnë koalicionin, sepse ishte vetë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ai që e udhëhoqi të majtën drejt humbjes, duke mos e ditur dhe vetë se ku po e çonte.
Nuk mundem dhe nuk mund ta shpëtojmë koalicionin kur përgjegjësit kryesorë, ata që organizuan koalicionin, ata që udhëhoqën koalicionin, nuk kishin një strategji të qartë se ku po shkonin, theksoi Milo. Sipas tij në këtë betejë elektorale partitë e majta u përballën me dy kundërshtar politikë, ku kundërshtari i parë siç dihet ishte Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha, ndërsa kundërshtari i dytë ishte ajo me Partinë Socialiste. Sipas tij ishte e palogjikshme lufta që po ndiqte Rama, sepse ai dhe PS, po bënte një luftë brenda llojit, duke luftuar në fushata e saj elektorale partitë e koalicionit të majtë. Ne nuk e prisnim që PS të bënte fushatë kundër nesh në shkallë kombëtare. Thoshte mos i votoni partitë aleate sepse vota për partitë aleate është votë për Berishën, u shpreh Milo. Ndërsa deklaroi se ishte oreksi i madh i Ramës ai që shkaktoi humbjen e së majtës, sipas tij largimi i Ramës nga kreu i PS është i pashmangshëm, gjithashtu Milo nuk përjashto dhe mundësinë e rikthimit të Fatos Nanos për të riformatuar të majtën shqiptare.