Ceka: Kodi i ri favorizoi partitë e komuniteteve, duke lënë jashtë parlamentit partitë e vogla me traditë

Flet kreu i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka
Kryetari i Aleancës Demokratike Neritan Ceka, në një prononcim dhënë për gazetën SOT, deklaroi se kodi zgjedhor ishte ai që largoi partitë Liberal Demokrate dhe atë të Aleancës Demokratike, nga mundësia për tu përfaqësuar në parlamentin e ardhshëm. Ceka theksoi se ky kod zgjedhor është një kod i papërshtatshëm, sepse ka favorizuar partitë e komuniteteve dhe jo partitë e tjera të ashtuquajtura të vogla, por që kanë një barrë të madhe dhe shumë të rëndësishme në politikën Shqiptare në këto 19 vjet pluralizëm politik. Sipas tij me largimin dhe mos përfaqësimin në parlamentin e ardhshëm janë larguar me dhjetëra mijëra votues të cilët janë mbështetës të partive të ashtuquajtura të vogla. Ceka theksoi se ky kod zgjedhor ka patur tre mangësi të mëdha , mangësia e parë sipas tij ka qenë se kodi favorizoi më shumë pakicat kombëtare dhe ato parti komunitetesh siç ishte Partia Drejtësi për Integrim e cila i përket komunitetit çam, dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e njeriut e cila i përket komunitetit grek, dhe ka nxjerrë jashtë loje parti të cilat ekzistojnë në të gjitha vendet perëndimore, që sipas tij janë partitë që përfaqësonin një pjesë të kombit shqiptar, ndërsa shtoi se vendi parlamenti nuk mund të krijohet me parti lokale. Ndërkohë ai theksoi se mangësia e dytë e këtij kodi zgjedhor është se ka zhdukur pakicat e votuesve shqiptarë të cilët kanë patur karakter politik të liberalëve të djathtë ose ata të qendrës së majtë, duke theksuar se këta dhjetëra mijëra votues nuk do të kenë përfaqësues në idetë e tyre. Sipas Cekës një mangësi e tretë në këtë kod të ri zgjedhor ishte dhe nuk ka për mirësuar aspak situatën në vend por përkundrazi e ka përkeqësuar, sepse e ashtuquajtura thembra e Akilit, nuk është shëruar por është goditur edhe më shumë, duke folur për problemet e shumta që pati gjatë procesit të numërimit të votave. Ceka deklaroi se në Shqipëri asnjëherë nuk ka për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, për sa kohë që me procesin e numërimit të votave të merren simpatizantët dhe politikanët e partive të mëdha, sipas tij është e nevojshme hartimi i një kodi të ri zgjedhor, dhe në procesin e numërimit të votave duhet të jenë specialistë që duhet të merren me këtë proces të vështirë, ku theksoi se me procesin e numërimit të votave duhet të merren personat civilë të cilët janë punonjësit e gjendjes civile dhe juristët. Për të patur një proces zgjedhor sipas standardeve të kërkuara, nuk duhet të lejojmë që votat e shqiptarëve të numërohen nga militantë partish, por duhen vendosur profesionistët e vërtetë për tu marrë me këtë proces shumë delikat. Dhe për këtë është e nevojshme që në kodin e ri zgjedhor, personat të cilët duhet të merren me procesin e numërimit të votave duhet të jenë punonjësit e gjendjeve civile dhe juristët. Sepse unë theksoj edhe një herë se në një proces të vështirë siç është ai i numërimit të votave nuk mund të lihet në dorë të militantëve, sepse do të përsëritet e njëjta gjë si në Fier, theksoi Ceka. Ndërsa për manipulimin e votave që i është bërë partisë që ai drejton, Ceka tha se akoma nuk është nxjerrë i saktë numri i votave që ju është vjedhur, dhe kjo vjen si pasojë e mospasjes komisionerë dhe vëzhgues në qendrat e numërimit të votave, por sipas tij vjedhësit e votave të partive të vogla janë partitë e mëdha, ajo demokratike dhe ajo socialiste. Sistemi i ngjan kooperativisteve tona të dikurshme që visheshin me fustane dhe me tuta, pra nga njëra kemi paraqitjen elektronike, nga ana tjetër numërimin me dorë. Në asnjë vend nuk është e regjistruar vota tha Ceka. Ndër të tjera Ceka përmendi dhe rastin e manipulimeve që u bënë në qarkun e Fierit, ku sipas tij Partia Socialiste kërkoi me çdo kusht që ti vidhte votat kandidatit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, sipas tij ajo ishte një manipulim i hapur dhe një krim i vërtetë që mund të bëhej për të abuzuar me votën e lirë. Në përfundim të fjalës së tij kreu i PAD, Ceka , theksoi se ai dhe partia e tij do të kërkojnë me çdo kusht që ata kriminelë të cilët vodhën jo vetëm votat e partisë së tij por votat e të gjitha partive të tjera, të cilët kanë abuzuar me shqiptarë, të dërgohen para ligjit dhe të gjithë këta kriminelë të marrin dënimin e merituar.