Berisha: Më dy korrik 90-të shqiptarët shembën Murin e Berlinit
02/07/2010 Mazhoranca, manifestim përkujtimor për ngjarjet e ambasadave
“20 vjet më pas, shqiptarët pranë heqjes së vizave dhe në NATO”
Ashtu siç kishte paralajmëruar dhe më parë, mazhoranca ka zhvilluar dje në sheshin “Demokracia”, që ndodhet në Qytetin Studenti, një manifestim në kujtim të 2 korrikut, ditës kur mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e huaja në Tiranë. Kryeministri Sali Berisha e konsideroi ngjarjen e hyrjes së 5 mijë shqiptarëve në ambasadat e huaja, gjermane dhe italiane në Tiranë, si “rënien e Murit të Berlinit” në Shqipëri. “Më 2 korrik, të rinjtë shqiptarë u vërsulën dhe shembën Murin e Berlinit në Tiranë”, tha Berisha në fjalën e tij. Më tej, Kryeministri u shpreh se protagonistët e atyre ngjarjeve u hapën sytë qytetarëve të terrorizuar nga regjimi komunist dhe se dyndja në ambasadat e huaja në Tiranë u bë shkak për qasjen e atij brezi në drejtim të lirisë. Berisha përmendi Artin Bashën, njërin nga ata persona që humbi jetën gjatë tentativës për kapërcimin e mureve të ambasadave, për të hyrë në ambientet e brendshme të tyre në Tiranë. “Sot, përulemi me nderim para heronjve të 2 korrikut 1990, të cilët shkallmuan Murin e Berlinit në Shqipëri, në kërkim të lirisë”, tha Kryeministri. “Njerëz të thjeshtë, marangozë, hidraulikë, të papunë, ishin kreshnikë të vërtetë në guximin e tyre ditën e 2 korrikut 1990, pasi të gjithë së bashku u ngritën me një trimëri të paparë, duke u dhënë zemër shqiptarëve që përjetonin frikën e tmerrin më të madh dhe duke i dhënë mesazh botës se ky komb nuk ndalej e se ishte i gatshëm për çdo sakrificë në emër të lirisë së tyre”, tha më tej Berisha. Duke sjellë ndër mend ngjarjen e 2 dekadave më parë, kreu i Qeverisë tha se “20 vjet më parë askush nuk do të besonte se shqiptarët do të merrnin guximin të hidhnin perden e hekurt”. “Ata vazhduan për ditë të tëra sulmin e tyre për botë të lirë”, shtoi ai, duke përkujtuar më pas edhe lëvizjen e dhjetorit ’90, e cila, sipas tij, do t’i hapte përfundimisht rrugën e lirisë dhe demokracisë vendit që ishte duke përjetuar diktaturën më të egër në Evropë. Por në fjalën e tij Kryeministri nuk la pa përmendur edhe lëvizjet e viteve 90-të, si dhe rolin e Azem Hajdarit, një prej eksponentëve më të njohur të PD-së së atyre viteve. “Në dhjetor ’90 do të vazhdonte uragani i studentëve me në krye Azem Hajdarin”, u shpreh Kryeministri. Duke e cilësuar regjimin e Enver Hoxhës si të Hitlerit, ai u shpreh se ai regjim ra një herë e mirë për shqiptarët, ndërsa 20-vjetori i korrikut 1990 e gjen Shqipërinë në prag të heqjes së vizave me Bashkimin Evropian dhe vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Korriku ’90 sot është jo dekada, por shekuj larg Shqipërisë së 20 vjetëve më parë, dhe kjo falë arritjeve që vendi ynë ka mundur të shënojë gjatë kësaj periudhe”.
Kështu e ka vijuar fjalimin e tij në Qytetin Studenti Kryeministri Berisha, gjatë manifestimit të organizuar prej tij në përkujtim të eksodit të shqiptarëve përmes ambasadave 20 vjet më parë.
Më tej, ai ka theksuar se “ky 20-vjetor na fton të bashkohemi, për ta shndërruar sa më parë ëndrrën tonë evropiane në realitet”.
“Sot kremtojmë një ditë të madhe, kur djemtë dhe vajzat e Tiranës, me një guxim të pashembullt i shndërruan rrugët e kryeqytetit në legjendare për dinjitet.”
Me këto fjalë, Kryeministri Berisha ka nisur fjalimin në mitingun madhështor të organizuar në Qytetin Studenti, në përkujtim të eksodit shqiptar të korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë u dyndën në dyert e ambasadave të huaja në Tiranë, në kërkim të një jete më të mirë.