Votimi, ligjet miratohen në mënyrë të njëanshme
02/07/2010 Pozita dhe opozita matin forcat në sallën e Kuvendit
Opozita parlamentare zbatoi vendimin, duke mos marrë pjesë në votimin për ligjet e miratuara dje në Kuvend. Kështu, përmes marrëdhënies së kushtëzuar me këtë institucion, ligjvënësit socialistë bojkotuan seancën parlamentare, duke i hapur rrugë miratimit të ligjeve vetëm me votat e mazhorancës. Në këtë mënyrë, në matje forcash mes njëra-tjetrës, opozita dhe pozita qëndrojnë në pozicionet e tyre të palëvizshme. Por ndërkohë, përpara largimit nga salla, deputetët e PS-së morën pjesë në diskutimet mbi ligjet e përcaktuara për diskutim dhe miratim në kalendarin e punimeve. Në oponencë me ligjet e propozuara nga Qeveria, grupi kuvendor socialist i mëshoi me forcë faktit se pa u realizuar transparenca e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, nuk mund të ketë bashkëpunim mes saj dhe kampit kundërshtar. Në diskutimet e zhvilluara dje, në seancën parlamentare të radhës, Kryeministri Sali Berisha, veç mesazheve me rastin e 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit në Tiranë, riktheu dhe një herë tjetër në vëmendjen e opozitës parlamentare ftesën për tu ulur në tryezat e diskutimeve jo vetëm për reformën e re zgjedhore, por dhe për një sërë ligjesh e reformash të rëndësishme për vendin, sidomos përkundrejt aspiratave të tij për në BE. “Jam këtu me qëllimin që në emrin tuaj dhe në emrin e të gjithë qytetarëve shqiptarë të përulem me nderim të thellë nga ky Parlament përpara qindra dhe mijëra djemve dhe vajzave shqiptare, që u vërsulën si luanë mbi perden e tmerrshme të hekurt, mbi Murin e tmerrshëm të Berlinit, dhe që me sakrificën e tyre mbinjerëzore e thyen atë”, vlerësoi kreu i ekzekutivit gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme parlamentare. Madje, ndalur në një çështje të tillë, Kryeministri Berisha propozoi ngritjen e një përmendoreje në nderim të guximit të atyre që shkallmuan muret drejt lirisë, propozim ky që gjeti dhe mbështetjen e grupit kuvendor socialist. Por referuar ftesës për opozitën, Berisha theksoi se “le të ulemi dhe të vazhdojmë traditën më të mirë të këtij Parlamenti, atë të bashkëpunimit”. Përkundrejt një ftese të tillë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi se “ne kemi vendosur marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, duke mos votuar asnjë ligj, as me shumicë të thjeshtë dhe as me shumicë të cilësuar, pa zgjidhur krizën politike në vend, pa bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit”. Sipas tij, opozita shqiptare në marrëdhënie me parlamentin do të ketë axhendën e saj, brenda rregullave të demokracisë, brenda Kushtetutës, brenda Rregullores së Parlamentit. “Ju njoftojmë se ky është vetëm hapi i parë, hapa të tjerë pas kësaj do të vijnë, të cilat janë të domosdoshëm për të vendosur dhe për të bërë funksionale demokracinë e vendit tonë”, bëri me dije dje Ruçi, duke shfaqur hapur dhe prerazi qëndrimin e linjës zyrtare të partisë që ai përfaqëson. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha, duke komentuar një qëndrim të tillë, e cilësoi atë si një rol që nuk është në funksion të votuesve. “Vendimi juaj ju nxjerr jashtë funksionit për të cilin jeni votuar. Në 20 vjet nuk ka ndodhur kurrë që opozita të mos votojë”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.
Arben Imami
Në përgjigje të pretendimeve të ngritura nga përfaqësues të opozitës se ndërtimi i poligoneve sjell përfitime në nivel kombëtar, por jo në nivel komunitar, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se në fakt për ndërtimin e poligoneve, përveç aspektit të sigurisë, është marrë parasysh edhe aspekti mjedisor e turistik, ndërsa ushtria ka dhënë kontribut për komunitetin duke ndërtuar vepra infrastrukturore që do të jenë në përdorim të ushtrisë dhe komunitetit.
Mimi Kodheli
Në këto ditë të para të korrikut mbushen 20 vjet nga ajo kohë kur Shqipëria dhe shqiptarët me shpresën dhe besimin e një populli dinjitoz, vendosën të ndahen nga e kaluara dhe të nisin rrugën drejt ndërtimit të demokracisë dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Por ja ku jemi sot, 20 vjet më vonë, ndërkohë që një brez i tërë ka lindur e është rritur pa jetuar as edhe një ditë të vetme nën diktaturën komuniste dhe Shqipëria është ende shumë larg realizimit të ëndrrave të saj.
Ligjet e miratuara
Kuvendi miratoi me shumicë votash projektligjet “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10017, datë 13.11.2008, “Për përcaktimin e poligoneve të asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ligjin “Për inspektimin financiar publik”, atë “Për faljen”, marrëveshjen “Për ratifikimin e Konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit”.
Debatet në sallën e Kuvendit
PS-PD, kundërshti mbi ndryshimet në ligje
Deputetët e majtë e të djathtë debatuan ashpër në seancën e djeshme parlamentare lidhur me projektligjin “Për inspektimin financiar publik”. Opozita kërkoi rikthimin e projektligjit për shqyrtim në komisione, gjë që u kundërshtua nga mazhoranca, përfaqësuesit e së cilës vunë në dukje se tashmë opozita e ka votuar projektligjin në komision. Ministri i Financave, Ridvan Bode, nënvizoi se krahas rritjes së përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës në menaxhimin e fondeve publike, ky projektligj është një hap i rëndësishëm në reformat e Qeverisë kundër korrupsionit dhe njëkohësisht plotëson detyrimet që rrjedhin nga dokumentet strategjike të proceseve integruese. Ministri vuri në dukje se projektligji bën një ndarje të qartë mes inspektimit dhe auditimit, garanton konstatimin në kohë të rasteve të abuzimit me fondet publike dhe është në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe veçanërisht me ligjet organike në fuqi, si dhe me direktivat e Bashkimit Evropian. Ndërkohë që gjatë diskutimit të projektligjit “Për faljen”, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, tha se ky projektligj vjen si nevojë e rinovimit të ligjit aktual, i cili është tashmë i vjetruar dhe i papërshtatshëm për rrethanat dhe kërkesat e kohës. “Institucioni i vetëm që mund të ofrojë informacionin e saktë për personat e dënuar është Ministria e Drejtësisë dhe pikërisht për këtë arsye është institucioni pranë të cilit duhet të depozitohen kërkesat për falje”, vlerësoi ministri Nishani, lidhur me një projektligj të tillë.