E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha- Perez Jo me dhune mbi institucionet

Spanja permes ambasadorit te ri ne Tirane Rafael Tormo Perez i rikonfirmoi dje kryeministrit Sali Berisha vendosmerine e palekundur te Spanjes dhe te qeverise se saj per te mbeshtetur Shqiperine dhe qeverine shqiptare ne te gjitha perpjekjet per anetaresimin ne BE dhe marrjen sa me pare te statusit te vendit kandidat. Po ashtu dhe per vijimin e intensifikimit te te gjithe projekteve te perbashketa ne te gjitha fushat e bashkepunimit me interes te se mires te dy popujve dhe vendeve miq. Kryeministri Sali Berisha gjate takimit te djeshem me ambasadorin e ri te Spanjes z.Rafael Tormo Perez u vleresuan marredheniet shume te mira politike midis dy vendeve dhe qeverive dhe ne vecanti intensifikimi dhe zgjerimi i jashtezakonshem qe bashkepunimi mes dy vendeve ka njohur gjate viteve te fundit. Ne takim Kryeministri Berisha e njohu gjithashtu ambasadorin Perez edhe me zhvillimet e fundit pas deshtimit te tentatives se opozites per te dhunuar institucionet demokratike dhe rendin kushtetues. Kryeministri Berisha i shprehu mirenjohjen ambasadorit per mbeshtetjen e jashtezakonshme te Spanjes ndaj Shqiperise dhe qeverise shqiptare per liberalizimin e vizave dhe ecjen perpara drejt integrimit ne BE si dhe per nje sere projektesh te rendesishme ne fushen e kultures arsimit bashkepunimit ekonomik qe jane realizuar dhe po realizohen gjate kesaj periudhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›