E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret ambasadorin e Maqedonise Do ndertojme rrugen e Arbrit

Kryeministri Sali Berisha shprehu dje besimin se rruga e Arbrit do te lidhe edhe me afer dy vendet fqinje Shqiperine dhe Maqedonine. Berisha takoi dje ambasadorin e Maqedonise ne Shqiperi zorin Vele Trpevski me rastin e marrjes se detyres. Kryeministri Berisha i uroi perzemersisht mireseardhjen zotit Trpevski dhe suksese ne detyren e tij ne vendin tone. Ne takim u vleresuan marredheniet shume te mira e miqesore midids te dy vendeve fqinje e miq si dhe u rikonfirmua vendosmeria e palekundur e te dy qeverive dhe vendeve per te zgjeruar dhe thelluar bashkepunimin shume te mire ne te gjitha fushat ne dobi te interesit me te mire te perparimit te te dy vendeve forcimit te paqes miqesise e bashkepunimit ne rajon si dhe integrimit sa me te shpejte te te gjithe vendeve te tij ne strukturat euroatlantike. Ne takim u rikonfirmua vendosmeria e te dy qeverive per te punuar per realizmin e infrastrukturave te rendesishme midis dy vendeve dhe rajonale te cilat do te sjellin me afer te dy vendet dhe popujt si rruga e Arberit linja hekurudhore apo Korridori 8 si dhe per te kompletuar te gjithe kuadrin ligjor ne ndihme te ketyre projekteve. Ne takim u rikonfirmua gjithashtu mbeshtetja e plote dhe reciproke e te dy vendeve per ecurine e metejshme ne projektet integruese euroatlantike. Ambasadori Trpevski vleresoi reformat dhe arritjet e jashtezakonshme te qeverise shqiptare gjate kesaj periudhe te cilat bene te munduar sukseset e rendesishme te Shqiperise integrimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave dhe i rishprehu kryeministrit Berisha edhe njehere deshiren e kryeministrit Gruevski qeverise dhe vendit fqinj per ta mikpritur kryeministrin Berisha ne Shkup te ciles kryeministri iu pergjigj me shume kenaqesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›