E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Barak Obama i drejtohet sot Konventës

Pas fjalimit qe mbajti ish presidenti, Bill Klinton

Barak Obama do ti drejtohet sonte Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike, ku do të pranojë formalisht edhe nominimin për mandatin e dytë në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Fjalimi i Obamës do të shënojë edhe kulmin e Konventës triditore në Sharllotë të Karolinës së Veriut.

Obama pritet të përshkruajë vizionin e tij për të ardhmen e Amerikës. Më parë në mbështetje të tij kanë folur, bashkëshortja, Mishel Obama dhe ish presidenti, Bill Klinton. Fjalimet e tyre janë pritur mjaft mirë nga amerikanët.

Në zgjedhjet e 6 nëntorit ai do të sfidohet nga kandidati republikan, Mit Romni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›