E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi takohet me eurodeputetin Nicholaos Chountis

Kryetari i Grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi u takua me raportuesin e Parlamentit Europian eurodeputetin Nicholaos Chountis.
Ruçi e falenderoi përfaqësuesin e Parlamentit Europian për vëmendjen e veçantë që ky institucion i Bashkimit Europian i ka kushtuar Shqipërisë dhe solli në vëmendje mbështetjen e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave dhe tashmë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Duke iu referuar interesimit të Raportuesit Chountis për problematikat që lidhen me zgjedhjen e Presidentit, pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, reformën parlamentare dhe për çështjen e imunitetit, zoti Ruçi bëri një prezantim të qëndrimit të Partisë Socialiste lidhur me këto çështje. Chountis vlerësoi objektivitetin e Kryetarit të Grupit Parlamentar socialist për çështjet që u diskutuan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›