Berisha: Stadiumi i ri, një bizhu e vërtetë
Kryeministri Berisha edhe njëherë ka diskutuar në mbledhjen e kabinetit qeveritar çështjen e stadiumit të ri të kryeqytetit, stadium i cili është praktikisht i përfunduar si projekt, por që duket dje ka marrë përfundimisht “OK” e qeverisë shqiptare. Stadiumi, emri i të cilit do të jetë një çështje më vete, është projektuar nga një studio spanjolle dhe u prezantua me rastin e 80-vjetorit të FSHF-së, ku ishte prezent edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Kjo mbledhje qeverie ka një rend dite shumë të rëndësishëm, në të cilin problem kryesor, për të cilin vendosim sot, është stadium i ri i Tiranës, në kuadrin e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, të pavarësisë së Shqipërisë. Ky stadium do të jetë një bizhu e vërtetë, kjo jo vetëm për sportin shqiptar, por për të gjithë qytetarët shqiptarë. Do të jetë stadiumi më modern dhe më funksional, natyrisht në proporcion me qytetin, por arkitektura e tij, funksionaliteti i tij do të jenë të parametrave më të mirë,” ka deklaruar kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.