Shqipëria humbet 2 vende në renditjen e FIFA-s
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur dy vende në renditjen mujore të FIFA-s, ndërsa aktualisht renditet në vendin e 66-të. Federata Ndërkombëtare e Futbollit publikoi në mesditë klasifikimin e muajit shkurt, në të cilin Spanja vazhdon të kryesojë. Kombëtarja iberike qëndron në vendin e parë, që prej suksesit në Botërorin e Afrikës së Jugut. I vetmi ndryshim në dhjetëshen e parë është Egjipti, që ka rënë 21 vende. Vendi i dhjetë në botë i kalon Greqisë. Hapin më të madh përpara e ka bërë kombëtarja japoneze, e cila sapo fitoi Kupën e Azisë. Skuadra e drejtuar nga italiani Xakeroni, falë triumfit në Bahrein, në finalen përballë Australisë, përfshihet midis 20 përfaqësueseve më të forta në botë.
Top 10 vendet
1. Spanjë 1887
2. Holandë 1723
3. Gjermani 1485
4. Brazil 1446
5. Argjentinë 1338
6. Angli 1195
7. Uruguai 1152
8. Portugali 1090
9. Kroaci 1075
10. Greqi 1016