E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Asamblene e OSBE-se ne Monako

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dhe një grup deputetësh po marrin pjesë në Sesionin e 21 vjetorit të Asamblesë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, që mbahet në Monako nga datat 5-9 Korrik. Kryetarja e Kuvendit para Asamblesë e cilësoi të shkëlqyer bashkëpunimin mes Shqipërisë OSBE-në në fusha të ndryshme. Topalli evidentoi rëndësinë që ka mbajtja e Sesionit të Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Tiranë, në javën e parë të tetorit, disa javë para së shqipëria që mban dhe presidencën e KiE-s të festojë 100 Vjetorit e pavarësisë.

“Zhvillimi i Sesionit përvjetor të Asamblesë parlamentare të OSBE në Tiranë, me të vërtetë është një ngjarje, me të cilën ne shqiptarët duhet të ndihemi mirë. Unë si Kryetare e Kuvendit jam shumë e kënaqur dhe shumë krenare.Pjesa më e madhe e delegacioneve nga 56 vende të botës që përfshijnë tri kontinente nga SHBA, deri në pjesët më ekstreme të Lindjes janë pjesëtarë të delegacioneve të kësaj asambleje, në të cilën delegacioni ynë ka dhënë kontributin e vet dhe që ka marrëdhënie të shkëlqyeshme. Kështu që kjo është ngjarja historike më e rëndësishme për Kuvendin e Shqipërisë"- deklaroi Topalli.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se organizimi i Sesionit të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare në Tiranë, është një ngjarje që lidhet ngushtë edhe me vijimin e reformave në Shqipëri.

“Sigurisht që kanë lidhje, sepse ODHIR , OSBE Asambleja parlamentare e OSBE, që është dimensioni i përfaqësimit të kësaj organizate, të këtij forumi unik në shkallë globale për çështjet e sigurisë, sepse përfshin tri kontinente. Nuk ekziston ndonjë asamble tjetër veç kësaj, që të përfshijë një territor kaq të gjatë, kaq të shtrirë në Lima, në Stamboll dhe që të trajtojë çështje të sigurisë, të bashkëpunimit, çështje të demokracisë, të misionit të zgjedhjeve të parandalimit të konflikteve, të drejtave të njeriut, të lirisë etj"

Qëndrimin në Monako delegacioni shqiptar në Asamble e shfrytëzoi për të promovuar dhe dimensionin truristik të Shqipërisë përmes vendosjes në një stende të pamjeve filmike, fotove dhe botimeve te posaçme, ku promovoheshin imazhet të Shqipërisë, zakoneve, traditave dhe trashëgimisë të saj të pasur kulturore.

“Vërtet jemi në Monako, që është një ndër perlat e turizmit, e bukurisë natyrore dhe të punës së njeriut me atë që ka dhuruar Zoti. Por të njëjtën gjë mund të themi për bukuritë e Shqipërisë; ndaj dhe kemi bërë maksimumin për të promovuar bukuritë e Shqipërisë, për të promovuar potencialet e vendit tonë dhe për të ftuar delegacionet e vendeve pjesëmarrëse, për të njohur Shqipërinë, realitetin në këtë vend, që është ndryshuar kaq shpejt, duke bërë një rrugë kaq të gjatë dhe duke arritur të jetë anëtar i NATO-s"- vijoi më tej ajo.
Gjatë punimeve të sesionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE- së në Monako, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime me përfaqësues të shumë vendeve anëtare të OSBE-së, mes të cilëve edhe përfaqësuesit e SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›