E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasje ne FRESSH shkarkohet kreut i Kavajes

Përplasjet dhe debatet e ashpra në radhët e Forumit Rinor Socialist kanë degjeneruar në një vendim të paprecedentë dhe jashtë çdo norme statutore për shkarkimin e kreut të kësaj organizate në Kavajë, Elton Derjaj. Mësohet se në një mbledhje me dyer të mbyllura të organizuar dhe nën drejtimin e Sekretarit të Partisë Socialiste për Rininë, Erjon Veliaj, me pjesëmarrjen e kryetarit lokal në Kavajë dhe disa të rinjve, është vendosur shkarkimi i këtij të fundit. Në këtë mbledhje nuk ka marrë pjesë vetë Derjaj.

Sipas kreut lokal te FRESSH, ky vendim bie ndesh me procedurat statutore, pasi kreu i organizatës është zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë në mbledhjen e datës 25 maj të konferencës së rrethit të këtij forumi.

Gjithçka duket si një hakmarrje e pastër e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe Sekretarit per Rinine Erjon Veliaj, pas kundershtimit qe iu be atyre ne mbledhjen e pak diteve me pare te Asamblese Kombetare te FRESSH. Por, ky vendim ka shkaktuar reagimin e ashpër të anëtarësisë së Asamblesë së FRESSH-it të rrethit të Kavajës. Në një letër drejtuar kryesocialistit Edi Rama, kreut të Asamblës Kombëtare Gramoz Ruçi, kryesisë së partisë dhe kreyetares së Forumit Elisa Spiropali, cilësojnë shkarkimin e Derjaj si një ngjarje të paprecedentë. Duke denoncouar incidentin, që prish imazhin e FRESSH, theksohet se nuk do të lejohet që të shkelet demokracia e brendhshme. Duke shprehur indinjatë, nënvizohet se Erjon Veliaj ka marrë vendimin në mënyrë abuzive, jo demokratike dhe aspak të përgjegjshme. Drejtuesit e FRESSHi-it të rrethit Kavajë shprehen se nuk do të lejojnë që persona si Erjon Veliaj të prishin harmoninë e brendshme të Forumit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›