E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, KQZ numëron fletët në Njesinë 6 dhe 7. Basha në avantazh

TIRANE- Kandidati demokrat, Lulzim Basha kryeson me 82 vota në avantazh ,ndaj kreut socialist Edi Rama në garën për Bashkinë e Tiranës. Rezultati paraprak i përket rinumërimit të votave të hedhura gabim në 630 kuti, nga 1793 që është në total numri i parashikuar në vendimin e Kolegjit Zgjedhor. 

KOSOVRASTI: I TEPRUAR SHQETËSIMI PËR KODET
Ora 13:20-Anëtari i djathtë në KQZ, Njazi Kosovrasti bëri të ditur sot ne pushimin e mbledhjes se KQZ se nuk është shqetësues fakti nëse mungon kodi i pestë në kuti ose jo.
“Përderisa në kuti nuk janë gjetur fletë tepër apo mangut, atëherë nuk kemi pse shqetësohemi për këtë cështje, më duket e tepruar”.
Sipas Kosovrastit është e vërtetë që ka raste që mungojnë kodet, por kjo ka ndodhur pasi është përfunduar nuëmrimi në KZAZ përkatëse, komisionerët kanë shënuar koTet në tabelën përmbledhëse me shpejtësi dhe i kanë dorëzuar në KQZ.

BASHA AVANTAZH ME 76 VOTA
Ora 12:50-Prej me shume se 2 ore ne KQZ po vijon numerimi i votave per kryetarin e Bashkise se Tiranes te hedhura gabim ne kuti te tjera. Aktualisht Basha ne avantazh me 76 vota ndaj kundershtarit te PS, Edi Rama.

BASHA AVANTAZH ME 80 VOTA
Ora 11:55-Ne KQZ po vijon numerimi i votave per kryetarin e Bashkise se Tiranes te hedhura gabim ne kuti te tjera. Aktualisht Basha ne avantazh me 80 vota.

KODI I 5-TE, DEBAT NË KQZ
Ora 11.30-Edhe sot nuk kanë reshtuar debatet rreth Kodin te peste. Subashi deklaroi: “Kam kërkuar të bëhet hetim i plotë administrative dhe ju nuk keni pranuar”.
Përfaqësuesi juridik i PS në KQZ, Genc Gjoncaj theksoi se kur kungojnë kode sa në një kuti në tjetrën, nuk mund të vijohet rinumërimi i votave pa u sqaruar mirë kjo cështje.
Ndërkohë kreu I KQZ, Arben Ristani deklaroi se “Kodi 5 përdoret në qëndrën e votimit dhe jo në qëndrën e numërimit. Ndaj nuk para e shënojnë kodin 5 në formula se nuk shërben për numërimin. Kaq ishte sqarimi, tani vijojmë punën”, tha Ristani.

NIS NUMERIMI, BASHA ENDE NE AVANTAZH ME 82 VOTA
Ora 10: 28 KQZ nis numërimin e fletëve të kontestuara për njësinë 6 dhe 7, që i përkasin KZAZ 50, e KZAZ 51. Nga kutite e vena ne dispozicion per numerim u vu re se kodi 5 nuk eshte shenuar ne shume prej tyre. Edhe pas numërimit te kutive te para kandidati i djathtë Lulzim Basha ruan avantazhin duke qenë me 82 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.

NUMERIMI
Procesi i hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 368 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë, filloi ditën e shtunë më 18 qershor dhe do të vazhdojë për 11 minibashkitë e Tiranës.

Gjatë ditës së djeshme në KQZ u numëruan fletët e kontestuara në kutitë e Njësive 4, dhe 5.

Numërimi bëhet nga 8 grupe njëkohësisht, në të cilat bëjnë pjesë dy punonjës të administratës së KQZ-së dhe nga një përfaqësues i dy forcave politike, PD-së dhe PS-së.

Mbledhja e djeshme e këtij institucioni është shoqëruar ndërkohë me debate të ashpra. KQZ përjashtoi, pas një votimi 4 me 2, dy nga vëzhguesit e PS-së. Sipas Ristanit vëzhguesit thyen rregullat, nga ana e tyre vëzhguesit deklaruan se kanë pasur presioni. Ndërkohë gjatë paradites, me anë të një deklarate për shtyp, KQZ hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Partia Socialiste se kodet e sigurisë së kutive të votimit nuk rakordojnë me ato që po hap KQZ-ja. “Nuk ka pasur asnjë ankimim për mospërputhje kodesh. Nëse do të kishte mospërputhje të kodeve të sigurisë për kutitë e votimit, atëherë subjektet politike do kishin bërë ankimim, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur”, thuhej në deklaratën e KQZ-së.

(s.g/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS: Të gjithë e dinë sa të turpshme u kthyen zgjedhjet për Tiranën 20 qershor, numërohen fletët e Njësisë 4, 5 19 qershor, numerimi ne Njesine 2, 3 18 qershor, KQZ nis rinumërimin, e para Njesine 1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›