Berisha: 2 korrik, u mposht diktatura
Rozeta Rapushi
Nen tingujt e kengeve te te medhenjve “Scorpions”, me titullin ne shqip “Era e ndryshimit” apo “Ne”, Kryeministri Sali Berisha, nisi pershendetjen ne tubimin festiv me rastin e 20-vjetorit te 2 korrikut, te dyndjes se shqiptareve ne dyert e ambasadave. Kreu i qeverise, qe ne fillim te fjales se tij vleresoi me mirenjohje te madhe iniciatoret e kesaj levizjeve, duke bere thirrje per perulje me nderim para atyre qe ai i cilesoi heronjte e 2 korrikut. “Jemi ketu per shembjen e murit te Berlinit ne Shqiperi, ne 2 korrik 1990, vendit ku kishte mbetur diktatura e vetme komuniste ne Evrope. Ne nje kohe kur kishte nga ata qe besonin se Shqiperia do te mbetej si Kuba e Adriatikut, dhe kur mendonin se askush nuk do te guxonte te hidhnin menjane shtypjen mizore, ata njerez ne 2 korrik 1990 me nje guxim te pashembullt, shnderruan rruget e sheshet ne betejen legjendare per lirine”, vleresoi kryeministri ne mitingun festiv te organizuar ne nderim te te gjithe ketyre personave ne sheshin “Demokracia” ne Qytetin Studenti. Sipas tij, ne kete periudhe me ne fund edhe Shqiperia, ja doli te rrezonte regjimin me te eger, qe Evropa e cilesoi ate si regjimin e Hitlerit te pasluftes. “Sot festojme se bashku me ta, me krenari, se Shqiperia eshte anetare e NATO-s. Vendi qe vite me pare, ishte ne vend te trete ose te katert ne listen e skamjes, sot eshte zhdukur nga kjo liste dhe eshte ne listen e vendeve me ekonomine me te qendrueshme ne Evrope. Ne sot jemi ne NATO dhe ecim te sigurt drejt Bashkimit Evropian”, tha Berisha para mijera shqiptareve. Ai permendi gjithashtu edhe vendimet e marra se fundmi nga nderkombetaret per levizjen e lire, duke theksuar se Shqiperia do te ece gjithnje e me shume drejt Evropes. “Nderim per ata njerez qe per dite te tera vazhduan sulmin e tyre drejt botes se lire. Ky komb eshte i gatshem per cdo sakrifice, per dinjitetin e tij dhe ata i dhane shprese ne 2 korrik 1990 nje kombi te pashprese, i dhane zemer dhe trimeri njerezve. Te gjithe ju, qe ne 2 korrik 1990 u versulet tek ambasadat e vendeve te lira, nuk kishit siguri se do te arrinit ne boten e lire. Por arritet te mposhtnit diktaturen dhe diktatoret”, tha kryeministri. Nen sfondin e sloganit “20 vjet ndryshim” dhe foto te shumta per ngjarjet e rendesishme per vendin, si anetaresimi ne NATO, dorezimi i pyetesorit per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, apo inaugurimin e rruges Durres-Kukes, Berisha mbylli me falenderime dhe nderime fjalimin e tij.
Propozimi
Nje permendore ne nder te levizjes se 2 korrikut 1990. Kete propozoi dje Kryeministri Sali Berisha ne seance plenare, si nje nderim ndaj atyre shqiptareve qe ndihmuan ne renien e regjimit komunist.
Hyrja ne ambasada, kambana qe lajmeroi shembjen e komunizmit
Si sot 20 vite me pare, mijera shqiptare zhvilluan nje proteste te vecante kunder diktatures komuniste, dyndjen para ambasadave te huaja ne vend. Rreth 5000 shqiptare, kapercyen muret e ambasadave te vendeve te perendimit ne Tirane, me shpresen e nje te ardhme me te mire per te kerkuar strehim politik, mbrojtje dhe largim nga shteti me i izoluar komunist i Evropes. Dyndja ne ambasada, lajmeroi shembjen e regjimit komunist, ndonese ky regjim rezistoi edhe per nente muaj te tjere pas kesaj ngjarjeje. Levizja studentore e 8 dhjetorit, ishte ajo qe dha goditjen vendimtar per ndryshimin e regjimit komunist. Pikerisht nga kjo levizje studentore u krijua Partia Demokratike. Me vone ngjarjet vijuan me te tjera zhvillime, ku me 20 shkurt te vitit 1991, demonstruesit e shumte, rrezuan ne Tirane bustin e Enver Hoxhes dhe ne mars te vitit 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para shumepartiake, te cilat u fituan nga Partia Socialiste. Por nuk zgjati me shume se dy muaj, pasi nje greve e pergjithshme e detyroi kete qeveri te jape doreheqjen.