Kushtetuesja shqyrton padine per “Antimafian”, tani votimi
Ligji, i njohur ndryshe si Ligji i Antimafias, parashikon konfiskimin e pasurise se personave, te cilet kane nje nivel te pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarise se dyshuar kriminale. Por Komitetit Shqiptar i Helsinkit vlereson se ligji krijon kushte per cenimin e nje sere te drejtash dhe lirive themelore te njeriut, si te drejten e prones, te drejten per nje proces te rregullt ligjor, te drejten per zhdemtim e kompensim, te drejten per trajtim te barabarte, te drejten e prezumimit te pafajesise, etj. Por perfaqesues te Kuvendit dhe te Keshillit te Ministrave, sqaruan se ligji trajton vetem pronat per te cilat ekziston dyshimi se jane vendosur ne saje te nje aktiviteti kriminal. Po ashtu, duke iu referuar Kushtetutes, perfaqesuesit ligjore te Kuvendit dhe te Keshillit te ministrave, argumentuan se Kushtetuta e lejon kufizimin e disa te drejtave, kur kjo rregullohet me ligj, ne emer te nje interesi te rendesishem publik. Dhe sipas tyre, parandalimi dhe goditja e krimit te organizuar eshte nje interes i madh publik. Ligji, i cili ka hyre ne fuqi dhe po vepron, ishte nje prej kushteve per liberalizimin e vizave. Ai u hartua nga autoritetet shqiptare te drejtesise dhe me asistencen direkte te misioneve te huaja ne Tirane. Pas degjimit te paleve Gjykata u terhoq per te marre vendim. Gjykata Kushtetuese nuk ka asnje afat per marrjen e vendimit, nderkohe qe kerkesa e Komitetit shqiptar te Helsinkit per pezullimin e efekteve te ligjit deri ne marrjen e vendimit, eshte rrezuar qe ne muajin mars.
Kryeministri, pershendet ne Qytetin Studenti, 20-vjetorin e dyndjes se shqiptareve ne dyert e ambasadave: U shemb Muri i Berlinit