Hague, mesazh Metes: Palet te punojne per integrimin ne BE
Anglia do te vijoj te jete nje mbeshtetese e procesit te integrimit te vendit tone ne Bashkimin Evropian. Garancia per kete ka ardhur nga drejtuesit e diplomacise angleze te dale nga zgjedhjet e reja ne kete vend. Sekretari i Jashtem i Mbreterise se Bashkuar, William Hagu, ne nje mesazh falenderimi per urimin e Zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Jashtem Meta, per marrjen e detyre, vlereson se Anglia eshte e perkushtuar per integrimin e vendit tone ne BE. “Sikurse diskutuam ne Sarajeve, Mbreteria e Bashkuar i kushton rendesi te madhe marredhenieve me Shqiperine, dhe mbetet teresisht e perkushtuar per anetaresimin e saj ne BE. Tashme, eshte realizuar progres shume i madh, dhe shpresoj qe te vazhdohet me reformat e nevojshme, me te njejten energji dhe angazhim”, thuhet ne letren e Hague. Ai ndalet dhe ne situaten politike ne vend duke u shprehur se gjithe palet ne Shqiperi duhet “te tregojne aftesite e tyre per te punuar se bashku, me qellim ndertimin e nje vendi evropian modern, te qendrueshem dhe te suksesshem”.