Berisha: 2 momentet e mia më të vështira kur isha President
TIRANE-Në prag të ditës kombëtare të rinisë, 8 dhjetori kryeministri Berisha është takuar me studentët e qytetit të Durrësit, para të cilëve, kujtoi këtë ngjarje të shënuar. I pyetur nga studentët për vështirësitë që ka hasur gjatë drejtimit të vendit, Berisha theksoi 2 prej tyre, një momentin e liberalizimit të cmimeve në vitin ’92 dhe e dyta, cështja e piramidave, viti '97.
“Momentet më të vështira të karrierës sime politike kanë qenë dy. Ka qenë terapia e shokut. Çfarë ishte terapia e shokut? Në vitin ’92, Presidenti i Republikës merrte 16 dollarë rrogë, qytetarët merrnin 4 deri në 8 dollarë. Çmimet ishin simbolike, një kilogram bukë kushtonte 26 qindarka, sepse i tillë ishte deformimi i tregut që kishim trashëguar. Tani duhej që të liberalizoje çmimet dhe fillimisht, një grup produktesh më jetike si buka, mielli, sheqeri, orizi, gjalpi, vaji e të tjerë u mbrojtën, u mbajtën çmime të kontrolluara dhe u quajtën grupi i shportës. Mirëpo, nga njëra ana, ishte grupi i shportës, nga ana tjetër, tregu që nuk pranonte kurrë të punonte me këto çmime. Në një moment nga FMN u kërkua që buka të rritej dhjetë here. Unë thashë jo. Më thanë se nëse ndodh ndonjë destabilizim, do të kisha përgjegjësi vetë. Në fund të katër viteve, ne patëm një rritje prej 15 herë të çmimeve dhe një rritje prej 19 herë të rrogave”.
Momenti i dytë dhe shumë i rëndë, tha Berisha ishin skemat piramidale. Kreu i qeverisë theksoi se qeveria nuk e dinte se cfarë ishin ato.
“Moment tjetër i vështirë, shumë i rëndë për mua, ishte momenti i skemave piramidale. Ne nuk dinim se çfarë ishin. Ato filluan në vitin `91 dhe në mënyrë absolute, asnjëri nuk kishte dijeni se çfarë ishin ato, të paktën për mua. Cilat ishin njohuritë për to do t’ju jap një shembull. Në 17 janar të vitit `96, Guvernatori i Bankës Qendrore më bën një letër, ku më paralajmëron për rrezikun e tyre dhe më kërkon që ato të shndërrohen në banka. Imagjinoni edhe ai vetë se çfarë koncepti kishte, që do ishte katastrofa më e madhe, nëse ato do të shkonin drejt bankave. Ato vetëm banka nuk mund të shndërroheshin kurrë. Ato u fuqizuan shumë, gjykata u dha të drejtë atyre, për fat të keq dhe vendosëm që cilado që ishte piramidë, ta bllokonim. I bllokuam dhe tani momenti ishte në `97”.
Më tej Berisha thekson se më e vështirë, situata u bë kur duhej të paguhej borxhi.
“Kundërshtari im ju tha qytetarëve se do të paguante çdo qindarkë. Të paguajë çdo qindarkë do të thoshte t`ua merrje paratë atyre që nuk kishin marrë pjesë në skemat piramidale dhe t`ua jepje atyre që kishin humbur paratë. Kjo nuk kishte moral....Nuk mund të bëja një akt të tillë moral, sepse kjo do të thoshte të njihja një borxh që nuk ishte marrë kurrë nga qeveria dhe u vërtetua që qeveria nuk kishte prekur asnjë qindarkë prej tyre. Duhej që të merrja para të taksapaguesve, që nuk ishin angazhuar në skemat piramidal dhe të shpërbleja këta të tjerët. Nuk e bëra. Gjithnjë e kam pasur në ndërgjegjen time, nëse e pata drejt apo bëra gabim dhe nuk besoj se kam bërë gabim, sepse ajo krizë u kalua, megjithë se pati pasojat e veta, por u kalua në rrafshin ekonomik, shumë më shpejt, sesa, nëse krijoheshin spirale për zvarritjen e saj”.
(d.b/BalkanWeb)