E Diel, 1 Nëntor 2026

Vata: Vllaznia kërkon tre pikë me Tomorrin në transfertë

SHKODËR- Në pritje të ndeshjes Tomorri-Vllaznia, takim i cili do të luhet ditën e hënë në qytetin e Kuçovës, kuqeblutë e Vllaznisë kanë bërë përgatitjet e fundit.
Gjatë konferences për shtyp, trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata, ka bërë të qartë se skuadra që ai drejton e vlerëson si shumë të rëndësishme këtë ndeshje edhe pse do të mungojnë dy titullarët, Smajli dhe Popoviç. “Bazuar në gjendjen e mirë që po kalon skuadra, ajo do të futet në fushën e lojës për fitore”, tha Vata.
Dënimi që vazhdon të ketë stadiumi i Beratit ka bërë që ndeshja të spostohet në qytetin e Kuçovës, vendim të cilin e ka kundërshtuar klubi Vllaznia si një fushë të papërshtatshme për një ndeshje Superlige. Megjithatë, Vata mendon se djemtë e rinj dhe energjike të Vllaznisë do të kenë forcë të përballojnë çdo lloj presioni për ta kaluar me sukses këtë ndeshje.
I pyetur nëse është i kënaqur edhe me barazimin, Vata tha se është ndeshje e hapur, ku Vllaznia duhet të futet në fushën e lojës për të prezantuar një skuadër sa më korrekte në fushën e lojës, në mënyrë që kjo sfidë në transfertë të përfundojë me një fitore trepikëshe të Vllaznisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›