E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, takimi Rama-Cervenkovski

SHKUP-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në shtetin fqinj Maqedoni ku sot ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës maqedonse, Branko Cervenkovski.

“Takimin e parë Kryetari Rama gjatë ditës së sotme e zhvilloi me Kryetarin e LSDM, Branko Cervenkovski. Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer qëndrimet e tyre për situatën në Shqipëri dhe Maqedoni sa i takon integrimit europian dhe mundësive për të përshpejtuar këto procese”, bën të ditur selia rozë nëpërmjet një njoftimi shtypi.

Një çështje tjetër me rëndësi në takimin e Kryetarit të PS Edi Rama dhe Kryetarit të LSDM Branko Cervenkovski kanë qenë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
“Të dy bashkëbiseduesit kanë qenë të një mendimi kur kanë pohuar se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të një niveli që konsiderohet i mirë, por që sigurisht thellimi i mëtejshëm i tyre është një mundësi e vazhdueshme”, citon njoftimi për shtypin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›