Berisha 200 dite me pare Rama pengoi statusin pergjigjja me 23 qershor
Shembja e murit të patriarkisë, rritja progresive e rrogave dhe pensioneve, ndërmarrja e të gjitha hapave për të nxitur sipërmarrjen e lirë, e sidomos sipërmarrjen e të rinjve dhe grave, rritje të madhe të cilësisë në arsim, ishin disa nga angazhimet e parashtruara nga Kryeministri Berisha si prioritete të qeverisë në mandatin e saj të ardhshëm.
Këto angazhime kreu i mazhorancës i listoi gjatë një bashkëbisedimi me vajza e gra në karriere në fusha të ndryshme në Elbasan.
Angazhimi më i madh i gruas në politikë është një objektivat e tij. Kryeministri Berisha e pranon se ka vetëm një ministre në Qeverinë e tij, por sqaron se gratë e kësaj mazhorance mbajnë pozicione të tjera drejtuese po aq të rëndësishme.
Gjatë një takimi që zhvilloi me gra dhe vajza të qytetit të Elbasanit, Kryeministri theksoi se diferenca në rrogën e grave dhe burrave ka zbritur nga 35% që ishte në 2005, në mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 17%.
Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi dhunën, tha shefi i Qeverisë, ndërsa theksoi nevojën për të fituar betejën kundër dhunimit të grave në familje.
Sipas kryeministrit Berisha, vajzat dhe gratë ishin të parat që përfituan nga hapja e universiteteve dhe sot ato janë shumica dërrmuese e administratës. Berisha shprehur bindjen se gratë do të jenë arkitektet e fitores së demokratëve në zgjedhjet e 23 qershorit.
Por marrrë shkas pikërisht nga reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit të vendit, kreu i qeverisë shigjetoi ashpër lidershipin socialist për qëndrimin e mbajtur ndaj tre ligjeve që kushtëzojnë statusin e vendit kandidat, të cilat opozita parlamentare nuk i votoi.
“Per 200 dite, zoti Rama ka bllokuar integrimin si kurre ndonjehere tjeter ndokush ne Europe dhe e ka bere kete vetem per perfitimin e tij politik. Ai, me kete bllokim te statusit te vendit kandidat, ka privuar shqiptaret nga qindra milone euro investime te Komisionit Europian dhe investitoreve private nga vendet anetare te BE dhe krijimin e dhjetra mijra vendeve te punes. Me bllokimin e statusit te vendit kandidat per Shqiperine z. Rama ka bllokuar te drejten e perfitimit te pensionit te dhjetra mijra emigranteve shqiptare, te drejten e studimit te mijra e mijra te rinjve shqiptare ne vendet anetare te BE. Por 23 qershori po vjen. Qytetaret shqiptare me voten e tyre do te shembin murin e fundit te bllokimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian”, u shpreh Berisha.