KQZ, miraton sot ngritjen e qeendrave të votimit në ambjente private
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet të miratojë sot projektvendimin për ngritjen e disa qendrave të votimit në ambiente private.
Qendra votimi në ambiente private janë ngritur në Durrës, Lezhë, Shkodër, Tiranë e Fier.
Gjithashtu në rendin e ditës është përfshirë dhe shqyrtimi i projekt-vendimit Për miratimin e Vëzhguesve të Qendrës Polit On, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar më herët një numër të caktuar vëzhguesish nga qendra të ndryshme në vend, të cilat kanë bërë kërkesë pranë KQZ për të patur vëzhguesit e tyre në zgjedhjet parlamentare në 23 qershor.
Ashtu si mbledhjet e fundit, pritet që këto dy projektvendimi të miratohen nga 4 anëtar e mbetur të KQZ-së pas dorëheqjes së 3 anëtarëve të opozitës.
.