E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Rama ska bërë asgjë për pronarët. Taksa progresive, rrënuese

mediuuuPogradec- Kryetari i Partisë Republikane nga qyteti i Pogradecit, ku prezantoi kandidatin për deputet Abdullah Cano, akuzoi liderin socialist Edi Rama për taksën progresive, që sipas tij, çon në rrënimin e ekonomisë.

“Motra dhe vëllezër, taksa progresive nuk është gjë tjetër vetëm shkatërrimi i biznesit shqiptar. Taksa progresive nuk është gjë tjetër, vetëm shkatërrimi i mundësive për punësim të Shqipërisë, veçse rrënimi ekonomik i shqiptarëve. Prandaj, në 23 qershor ne duhet të shkojmë pikërisht në mbështetje të punësimit, të mirëqënies, të biznesit dhe të integrimit të shqiptarëve, ashtu siç e kemi përcaktuar në koalicionin tonë”, tha Mediu.

Gjatë fjalës së tij kreu i PR-së, Fatmir Mediu u ndal edhe tek çështja e pronës, që është në çështje elektorale të së majtës shqiptare por edhe të Frymës së Re Demokratike.

Sipas Mediut, e majta nuk ka bërë asgjë për pronarët por është munduar ti mbaj ata larg pronës së tyre duke thelluar konfliktet. Mediu është partia e dytë më e madhe e koalicionit të djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›