E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Ramës i intereson posti, na la jashtë integrimit evropian

bregu-ne-konferenceTiranë- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka regauar sot mbi mos votimin e tre ligjeve të integrimit duke bërë fajtor kreun e opozitës, Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat ajo tha se kryesocialisti mendon vetëm për vete dhe jo për mirqenien e popullit. Sipas saj nga mosanëatrësimi në BE- vendi ynë humbi dhjetra milionë dollarë fonde.

Bllokimi është politika e tij. Zvarriti dhe bllokoi tre ligjet duke menduar se fiton zgjedhjet. Ai mendon vetëm për veten, asgjë nuk vlen për të nëse nuk i jep fitoren. I vetmi shqetësim është posti i tij. Do vijojmë të punojmë fort për integrimin evropia. Kemi ecur në rrugën e duhur duke përmbushur të gjitha detyrimet. 23 qershori është dita e fundit e bllokimit. Blloku që ngriti Rama do ti bjerë atij vetë më 23 qershor,- tha Bregu.

Sipas saj pikërish mosvotimi i tre ligjeve është një ndër arsyet kryesore se pse qytetarët nuk duhet të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›