E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 2008-ta viti i reformave e arritjeve

Kryeministri Sali Berisha në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit e quajti 2008-ën vitin e arritjeve të mëdha. Si hapin më të rëndësishëm që është marrë në vitin që po lëmë pas, ai renditi shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Sa i përket Shqipërisë, ai tha se 2008-ta është viti i shqiptarëve sepse Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit për në NATO. "Kjo ftesë ka rëndësi të shumëfishtë sepse shqiptarët do kenë mundësi të shkëputen nga historia e mbijetesës dhe rikthehen në familjen e kombeve të lira perëndimore pas disa shekujsh diktaturash", u shpreh kryeministri.Sipas tij "Nuk ka mëdyshje se ftesa për në NATO përbën betejën e Skënderbeut, momentin më të rëndësishëm të kthimit të Shqipërisë në familjen e kombeve që i përket".Berisha e konsideroi këtë vit, vit të reformave. Ai tha se reformat "Kanë shëputur Shqipërinë nga dushku dhe kanë hedhur bazën ligjore për një sistem të lirë ligjor, kanë konsoliduar parlamentarizmin dhe janë fitore.Të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë që funksionon në standartin e reformave ndërkombëtare", shtoi ai. Sali Berisha numëroi edhe reformat fiskale, reformat në ekonomi, arsim dhe klimën e biznesit. "Ky ka qenë viti i privatizimeve të mëdha", tha Berisha. Duke iu referuar tragjedisë së Gërdecit, kryeministri tha se "Ky është viti ku qeveria bëri rikuperimin e menjëhershmë të aksidentit të Gërdecit".Duke iu referuar lirisë së medias kryeministri vlerësoi respektimin e lirisë së medias po nuk mohoi se ka pasur akte agresioni ndaj gazetarëve që vetë ai i dënon."Nuk pranojmë që kundërshtitë me Shqipërinë zyrtare dhe që janë jetike për demokracinë të shdërrohen në akte agresioni dhe intimidimi ndaj gazetarëve. Ju garantoj se kjo qeveri do mbajë qëndrim ndaj çdo cënimi që do u bëhet gazetarëve, që janë parlamentarë të fjalës së lirë", u shpreh Berisha. Kryeministri vlerësoi si arritje të qeverisë rritjen e rrogave të 104 mijë punonjëve të administratës që u rritën me 84%, po ashtu rritjen pagat të arsimatërve dhe punonjësve të shëdetësisë. Berisha vlerësoi edhe rritjen e pensioneve si për në fshat dhe në qytet. Sipas tij i është dhënë përgjigje problemit të energjisë. "Tashmë nuk ka ndërprerje për shkak të zbatimit të asaj politike që kërkon import maksimal energjie dhe jo ndërpreje të saj". Berisha deklaroi se zgjedhjet e lira në vitin 2009-të do të jenë prioritet i qeverisë. Kryeministri i vendit deklaroi se në vitin e ardhshëm Shqipëria do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim të plotë në BE. Sipas tij "Rruga Durrës-Kukës do inagurohet qartësisht para zgjedhjeve. Kjo rrugë bashkon dy pjesë të një kombi. Është meritë e taksapaguave shqiptarë",theksoi Berisha. Lidhur me liberalizimin e vizave kryeministri tha se jemi shumë pranë tij. "Pasaportat biometrike dhe kartat e identiteti janë rrugët që do na çojnë drejt liberaliziit", përfundoi Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›