Topalli: "Nuk ëndërroj ministrinë e Jashtme"

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e ftuar në studion e Ora News në një intervistë për gazetarin Alfred Peza, foli për mbylljen e sesionit parlamentar dhe arritjeve që ka bërë qeveria aktuale. Kryetarja e parlamentit e konsideroi shumë të mirë mbylljen e sesionit parlamentar. "Mbyllja e sesionit ishte mbyllje e një viti të mrekullushëm. Në pikëpamjen e parlamentarizmit e konsideroj vit të jashtëzakonshëm, produktiv dhe efiçent", u shpreh Topalli. Duke iu referuar punimeve të këtij sesioni paralmentar Topalli deklaroi se "Në këtë sesion kemi realizuar ndryshime të mëdha. Kemi filluar vitin me ndryshime konsensuale, me ndryshime kushtetuese që në vendet e tjera janë gjëja më e rëndësishme në jetën parlamentare. Miratuam ligje që janë bazuar në kërkesa për anëtarësim në NATO dhe BE, për të vazhduar me miratimin sot të ligjit për Kodin Zgjedhor dhe Prokurorisë". Gjatë fjalës së saj në Ora-News, Jozefina Topalli deklaroi se në rast se PD-ja do të fitojë një mandat të dytë, nuk ka asnjë ambicie për të qenë ministre e Jashtme. Kryetarja e parlamentit konsideroi si ngjarjen më të rëndësishme të vitit, buxhetin, i cili sipas saj brenda tre vjetësh është dyfishaur nga 2.5 në 5 miliardë dollarë. "Rritja dyshifërore është rast unik në BE, por vlerat e këtij buxheti shtohen sepse vjen në një moment ku gjithë bota vuan krizën globale. Kjo arritje vjen sajë doktrinës të krijuar nga qeveria Berisha. Kryeministri ka aplikuar politikën e taksave të ulëta, të uljes së papunësisë, të rritjes së investimeve". Jozefina Topalli konsideroi sukses të maxhorancës privatizimin e OSSH-së, Armo-s dhe INSIG-ut. Topalli deklaroi se si rrallë herë buxheti i shtetit ka shkuar në në infrastukturë, në rritjen e rrogave të arsimtarëve, në rritjen e pensioneve, por edhe për arsimin në përgjithësi. Sot kemi mundësuar që të arrijmë në 30 studentë për 1 mijë banorë", theksoi ajo. Kryetarja e parlamentit premtoi se efektet e krizës në Shqipëri do jenë të pakta, do kemi rritje të lartë ekonomike edhe në vitin e ardhshëm. Lidhur me moddekretimin në fillim për Kodin Zgjedhor nga Presidenti, Topalli tha se "Pavarësisht nga vështirësitë që u krijuan për një kontekst të panevojshëm nga Presidenti, Kuvendi gjeti zgjidhje dhe si përfundim u bë miratimi i Kodit". Topalli e konsideroi ligjin e dosjeve shumë se i zbatueshëm i cili jep mundësinë pë plotësimin e një obligimi pasi është një çështje morale dhe e së drejtës. Jozefina Topalli e konsideroi të pafalshme dekorimin nga Presidenti i një prokurori që ka vrarë dhe bëri kërkesën për t'u rishikuar të gjitha dekoratat. Sa i përket ratifikimit të Protokollit të NATO-s kryeparlamentarja u shpreh se " Shqipëria është rast i veçantë që në një kohë të shkurtër ka marrë votën e vendeve të BE-së në një kohë rekord. Kjo vjen për shkak të reformave dhe ndryshimit që ka bërë Shqipëria brenda kësaj periudhe". Duke iu përgjigjur pyetjes se përse Greqia nuk ka ratifikuar Protokollin Topalli deklaroi se "E para gjë që do kërkoja nga Greqia do ishte ratifikimi i Protokollit të NATO-s, por besoj se problemet e brendshme të Greqisë janë bërë shkak për ratifikimin e Protokollit nga ky vend fqinj". Topalli deklaroi se qeveria Berisha ka mbajtur katër premitimet që dha kur erdhi në pushtet për louftë ndaj korrupsionit, dëmshpërblimin e të persekutuarëve, dëmshërblimin e ish-pronarëve dhe legalizimin e pronave. "Qeveria ka akorduar 10 milion dollarë për të persekutuarit, 10% të provatizimeve strategjike do shkojnë për ish-pronarët,legalizimet po bëhen dhe kanë filluar procesin e marrjes së letrave. Së fundi Shqipëria është vendosur në dhjetë vendet e para të luftës kundër korrupsionit", përfundoi Topalli.